Politike

“Vdes” distanca sociale… Rama i ‘hidhet në fyt’ Rakipllarit, 171 qytetarë u masakruan sot me gjoba se s’kishin ve

15 Tetor 2020, 20:56 Nga DOSJA
“Vdes” distanca sociale… Rama i ‘hidhet në fyt’

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë nga vetja dhe ka nisur të bërtasë. Teksa ishte i ftuar në studion e “Opinion”, kryeministri Rama është tensionuar gjatë pyetjeve në lidhje me inceneratorët dhe është ngritur në këmbë.

Pasi gazetari Robert Rakipllari po lexonte dokumentin, Rama i tha se s’dinte të lexonte dhe u ngrit t’ia tregonte vetë me skemë. Gazetari u kthyer sërish tek paratë e investuara dhe Rama aty nuk duroi dot më. Kryeministri iu afrua gazetarit dhe nisi t’I bërtiste në fytyrë, ndërsa ky i fundit, nuk lëvizi.

Armand Shkullaku, gazetari tjetër që ishte ngjitur, vuri maskën. Rama nuk ishte më as 20 centimetra larg fytyrës së gazetarit, duke shkelur totalisht rregullat e vendosura në kohën e pandemisë dhe duke harruar distancën fizike prej dy metrash.

Moderatori Blendi Fevziu i kërkoi kryeministrit që të ulej dhe të fliste nga vendi i tij, pasi në këtë mënyrë po shkelte rregullat. Nga ana tjetër, sot janë gjobitur 171 qytetarë. Ata kanë marrë nga 3 mijë lekë gjobë minimum secili, gjë që do t’u faturohet në faturën e energjisë elektrike, por vetë kryeministri i harroi sot rregullat që i kërkon me aq ngulm në daljet publike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne opinion 15 tetor edi rama rama ne opinion 15 tetor

Sondazh

Poll