Aktualitet

Urinoi në derën e kryeministrisë, arrestohet shkodrani (Emri)

17 Prill 2019, 15:19 Nga DOSJA
Urinoi në derën e kryeministrisë, arrestohet shkodrani (Emri)

SHKODËR- Arrestohet nga Policia Florian Marku, protestuesi që urinoi para kryeministrisë në protestën e 13 prillit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Marku është arrestuar në qytetin e Shkodrës, pasi është bërë identifikimi i tij nga kamerat e sigurisë.

Episodi ndodhi më 13 prill, kur opozita protestoi para Kryeministrisë dhe më pas para parlamentit.

Menjëherë pasi protestuesit çanë kordonin dhe u ngjitën tek hyrja e kryeministrisë, Marku është afruar tek dera dhe siç shihet në foto ka urinuar tek dera e kryeministrisë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjobiti një ditë pas protestës, Partinë Demokratike, me një shumë prej 20 mijë lekë të rinj.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet florian marku protestuesi urinon te kryeminsitria arrestohet florian marku protestuesi urinon te kryeminsitria

Sondazh

Poll