Aktualitet

Dhuna ndaj protestueses, LSI kallëzon penalisht drejtorin e Komisariatit nr. 4

17 Prill 2019, 13:48 Nga DOSJA
Dhuna ndaj protestueses, LSI kallëzon penalisht drejtorin e Komisariatit

TIRANË- Pas protestës së ditës së sotme të banorëve të Bregut të Lumit, ku nuk munguan përplasjet mes këtyre të fundit dhe policisë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar penalisht drejtorin e Komisariatit nr. 4, Z.Agim Hoxha.

Lëvizja Socialiste për Integrim kallëzimin e saj e kanë depozituar në Prokurorinë e Tiranës, për dhunën e ushtruar ndaj një qytetareje, e cila po mbronte shtëpinë e saj në Bregun e Lumit.

Protestë te Bregu i Lumit pati edhe disa ditë më parë, ku policia arrestoi disa protestues dhe përdori gazin lotsjellës. Banesat te Bregu i Lumit po prishen në sajë të projektit të “Bulevardit të Ri”. Sqarojmë se banorët kërkojnë vetëm dëmshpërblim për banesat e tyre por edhe kjo iu është refuzuar nga Bashkia Tiranë pasi sipas saj nuk kanë dokumentacionin përkatës. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lsi lsi kallëzon penalisht drejtorin e komisariatit 4 protesta e banorëve të bregut të lumit lsi lsi kallëzon penalisht drejtorin e komisariatit 4 protesta e banorëve të bregut të lumit

Sondazh

Poll