Aktualitet

Mori identitetin e një të vdekuri, policia arreston punonjësin e gjendjes civile, në kërkim ‘klienti’ dhe punonjësi i

17 Prill 2019, 14:47 Nga DOSJA
Mori identitetin e një të vdekuri, policia arreston punonjësin e

DURRËS- Arrestohet në Vlorë një punonjës i gjendjes Civile në Vllahinë. Policia njofton se 30-vjeçari me inicialet R.Y u arrestua pasi shpërdoroi detyrën duke falsifikuar dokumentet.

Gjithashtu, mësohet se është shpallur në kërkim një nga aplikantët për pasaportë false, si edhe punonjësi i kompanisë Aleat, që e lejoi këtë shtetas të merrte gjeneralitetet e një njeriu që kishte vdekur në vitin 1997.

Njoftimi i plotë:

Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “IDENTITETI”, në fushën e falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Departamentin e Policisë Kriminale ,pas një hetimi disa javor me metoda speciale të hetimit finalizoi operacionin policor “IDENTITETI”.

Si rezultat i tij u ndalua shtetasi R.Y., 30 vjeç, banues në Mertiraj, Vlorë, punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Gjithashtu ndiqet në gjendje te lirë shtetasja K.P., punonjëse e gjendjes civile Durres, për veprat penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve V.Z., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin ç’regjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanisë ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durres per veprime të mëtejshme ,për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet punonjesi i gjendjes civile falsifikim pasaportash arrestohet punonjesi i gjendjes civile falsifikim pasaportash

Sondazh

Poll