Aktualitet

A do të rikthehen vizat për Shqipërinë? Pollo tregon çfarë do të ndodhë në KE

17 Prill 2019, 15:18 Nga DOSJA
A do të rikthehen vizat për Shqipërinë? Pollo tregon

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka komentuar vendimin e Parlamentit të Holandës që detyron qeverinë e tij për të kërkuar në Komisionin Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë. (Lexo këtu)

I ftuar në studion e televizionit Fax News, Genc Pollo tha se ky është një lajm i keq për Shqipërinë, por që vjen si rezultat i mbushjes së vendit me banda kriminale, të cilat veprojnë edhe në Holandë. Sipas tij, liberalizimi i vizave ishte suksesi më i madh i qeverisë së djathtë dhe se nuk do të dëshironte kurrë rikthimin e vizave.

“Krimi i organizuar muzikë që e kemi dëgjuar prej vitesh. Shqipëria është kthyer në bazë operacionale kriminale.

Në Holandë ka përqendrim të lartë bandash kriminale dhe kjo është shqetësuese, pasi bazat e tyre kriminale janë në Shqipëri; në Durrës, Vlorë, Elbasan etj”, tha ndër të tjera Pollo, ndërsa shtoi se “bandat kriminale financohen nga vetë qeveria”.

Duke shpjeguar se çdo të ndodhë tani në Komisionin Europian, Pollo u shpreh se nëse do të ketë edhe shtete të tjera në KE që do të kërkojnë këtë gjë, apo do të votojnë pro kërkesës së Holandës, për Shqipërinë do të rikthehen vizat.

Më tej ai tha se protestat e opozitës do të vijojnë, ndërsa shtoi se në të njëjtin progresion por rritet numri i protestuesve kundër qeverisë, duke marrë shembull protestën e të shtunës së 13 Prillit 2019.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet genc pollo kërkesa e holandës për të rikthyer vizat vizat për shqipërinë genc pollo kërkesa e holandës për të rikthyer vizat vizat për shqipërinë

Sondazh

Poll