Aktualitet

Zbardhet padia, kate pa leje dhe tejkalim kompetencash, ja shkeljet që cuan në prokurori kryebashkiakun Isa Sakja

17 Prill 2019, 14:19 Nga DOSJA
Zbardhet padia, kate pa leje dhe tejkalim kompetencash, ja shkeljet që cuan

TIRANË- E akuzoi kryeministri Edi Rama se kishte lejuar që të ndërtoheshin pallate në rërë, dhe nuk vonoi aksioni i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, që e çoi në prokurori Isa Saken, si të akuzuarin kryesor për 7 ndërtime pa leje në Kavajë.

Dosja.al siguron relacionin e detajuar që IMT ka dorëzuar në prokurori.

Me firmën e kryeinspektores, Dallëndyshe Bici, ky institucion ka renditur shkeljet e bëra nga bashkia Kavajë e drejtuar nga Sakja, dhe dy zyrtarë të tjerë të IMT në Kavajë, Dritan Kazazi dhe Dëshira Qato.

Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për 7 objekte shumëkatëshe në Bashkinë e Kavajës.

Objekti i parë është një hotel, 6 kate ndërtim dhe 1 kat parkim nëntokësor, i subjektit Murrizi shpk.

IMT sqaron se leja e ndërtimit për këtë objekt duhet të ishte 4 kate plus 1 kat atik.

Objekti i dytë për të cilin Isa Sakja është dërguar në prokurori është një ndërtesë 10 katëshe, e cila ka marrë lejen e ndërtimit për të bërë suvatime, rregullime dhe për të shtuar 1 kat, ndërkohë që pas inspektimeve është vërejtur se subjekti ka ndërtuar 2 kate shtesë.

Objekti i tretë është një karburant i cili ka kërkuar leje në bashkinë e Kavajës për të rregulluar tendën metalike. IMT sqaron se është kompetencë e Këshilli Kombëtar i Territorit që të japë leje të tilla, dhe jo e Isa Sakes.

Objekti i katërt është një ndërtesë e subjektit Dulla Konstruksion, 7 kate plus 1 kat bodrum dhe shërbim.

IMT sqaron se bashkia Kavajë ka dhënë leje ndërtimi për 8 kate, ndërkohë që kjo leje duhet të ishte për 6 kate.

Objekti i pestë, është një ndërtesë pesëkatshe, ku bashkia Kavajë nuk duhet të jepte një leje ndërtimi për më shumë se 2 kate plus bodrum.

Objekti i gjashtë për të cilin është kallëzuar Isa Sakja, është një leje ndërtimi të dhënë në maj të vitit 2018, dhe ndërkohë që punimet nuk kanë nisur.

Objekti i shtatë është një rindërtim vile, ku në leje është kërkuar që të ketë jo më shumë se 2 kate, ndërkohë që në realitet, IMT thotë se vila është shtuar në më shumë kate dhe sipërfaqe.

IKMT kërkon që prokuroria të hetojë dhe të vendos para përgjegjësinë Isa Saken, që sipas këtij institucioni ka përgjegjësi kryesore në këto shkelje.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Kavajës, e ka quajtur kallëzimin penal një sulm politik nga kryeministri Edi Rama. Krah tij qëndron rreshtuar edhe Partia Demokratike. Siç shihet edhe në këtë relacion, kryetari do të ketë shumë punë për të provuar të kundërtën në këtë çështje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deshira qato dritan kazazi isa sakja ndertime pa leje deshira qato dritan kazazi isa sakja ndertime pa leje

Sondazh

Poll