Aktualitet

Kanadezi tenton të përdhunojë të miturën në Durrës, ndalohet nga qytetarët

17 Prill 2019, 14:09 Nga DOSJA
Kanadezi tenton të përdhunojë të miturën në

DURRËS- Një tentativë përdhunimi ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve që ka siguruar Dosja.al mësohet se një shtetas kanadez ka tentuar që të përdhunojë një vajzë të re.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit dhe është pikasur nga qytetarë të ndryshëm që kanë bërë të munduar ndalimin e kanadezit. Më tej shtohet se e reja ka qenë në moshë të mitur, dhe për këtë arsye nuk bëhet i ditur identiteti i saj.

Dosja.al mëson se ai e ka marrë vajzën me forcë dhe ka tentuar që ta fusë në një apartament, por e reja ka kërkuar ndihmë pasi është tmerruar nga kjo gjë e pazakontë. Pas kësaj qytetarët kanë njoftuar Policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të munduar kapjen e shtetasit të huaj.

Tashmë ai ndodhet në komisariat dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kanadezi perdhunim ne durres tentativa e perdhunimit vajza e mitur kanadezi perdhunim ne durres tentativa e perdhunimit vajza e mitur

Sondazh

Poll