Politike

Erion Veliaj përlotet për drejtorin e Bashkisë, salla detyrohet të duartrokasë… kush është i “deleguari” që urdhë

15 Tetor 2020, 17:18 Nga DOSJA
Erion Veliaj përlotet për drejtorin e Bashkisë, salla detyrohet

TIRANE– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj teksa ishte i pranishëm në njësinë numër 8, aty ku zhvillonte asamblenë e Partisë Socialiste, përmendi mikun e tij, Feti Fanaj i cili humbi jetën pak ditë më parë nga koronavirusi. Veliaj u përlot teksa fliste për mikun e tij për të cilin tha se punoi gjithë verës për tu siguruar që shkollat në kryeqytet të ishin të higjenizuara.

“Ne ishim këtu më përpara kur filloi viti shkollor edhe në atë takim e nisa duke bërë një dedikim për një mikun tonë i cili në atë kohë ishte sëmurë, Feti Fanaj. Fatkeqësisht ai pasi punoi të gjithë verën për t’u siguruar që shkollat dezinfektoheshin, që higjienizoheshin, që bëheshin gati me të gjitha solucionet, që bëheshin gati me të gjitha rregullimet, me të gjitha riparimet, u sëmur dhe fatkeqësisht nuk e fitoi atë betejë. Arsyeja se pse e them këtë është jo për të prishur gëzimin, por për të kujtuar që në një familje kemi gëzime, por kemi edhe hidhërime”, tha Veliaj.

Salla duartrokiti në momentin kur kreu i Bashkisë foli për mikun e tij mirëpo e gjithë kjo ishte e sforcuar pasi një person në mes të sallës i detyron ata që të bëjnë këtë veprim.

Në foto më poshtë dallohet qartë një person i gjendur mes tyre, që me duart lart kërkon nga njerëzit të bëjnë të njëjtin veprim. Se kush është ai ende nuk dihet pasi identieti i tij nuk duket dhe aq qartë në kamera. Gjithsesi punën duket se po e kryen me shumë pasion.

Drejtori i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj ndërroi jetë tre dite me parë në moshën 39-vjeçare si pasojë e COVID-19. Fanaj kishte kohë që ishte infektuar nga COVID, virus ky që i mori jetën dhe babait të tij ditë më parë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj i perlotur feti fanaj erjon veliaj i perlotur feti fanaj

Sondazh

Poll

Politike 15 Tetor 2020, 15:22

TIRANË– Akuzave politike që inceneratori i Fierit nuk ekziston, ju përgjigj kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier Sh.p.k, me hapjen e dyerve ...