Politike

‘Vdeksha unë për ty’ Part 2/ Kryeministri Edi Rama nuk ndal fjalët e bukura për gazetaret në sallë

15 Tetor 2020, 14:08 Nga DOSJA
‘Vdeksha unë për ty’ Part 2/ Kryeministri Edi Rama nuk

TIRANE– Gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme për mediat, aty ku ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë e Partisë si dhe ku foli për mbajtjen e maskave apo dhe për takimin me Merkel, Edi Rama nuk ndaloi me batutat e tij.

Pasi i tha një muaj më parë, sërish në një konferencë për mediat, gazetares Maresela Karapanxho: Vdeksha unë për ty, të njëjtën gjë i ka thënë dhe gazetares Ambroiza Metës ditën e sotme teksa ndërhyri për ti bërë një pyetje.

Vdeksha unë për ty’-iu drejtua sërish Rama gazetares.

Duket se kreu i shtetit këtë term e ka shumë të preferuar dhe mund ta ketë si shprehje për ti qetësuar gjakrat.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën ‘Deputeti që Duam’. Në një konferencë me gazetarët nga selia e Partisë Socialiste, kryeministri Rama, ftoi të gjithë të rinjtë, të cilët duan të futen në botën politike dhe të asaj rozë që dorëzojnë një CV, u ndal te takimi me kancelaren Merkel si dhe zbuloi se ka në dorë dokumente që lidhen me Lulzim Bashën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambrozia meta edi rama konference per mediat vdeksha une per ty ambrozia meta edi rama konference per mediat vdeksha une per ty

Sondazh

Poll