Politike

‘Kush të rreh të do’/ Rama: Sot do ju ndriçoj me dokumente për Lulin, e dua shumë po ndonjë shpullë një herë në mu

15 Tetor 2020, 13:48 Nga DOSJA
‘Kush të rreh të do’/ Rama: Sot do ju ndriçoj me

TIRANE–Në konferencën për mediat që mbajti ditën e sotme, Rama bëri një deklaratë për Lulzim Bashën për të cilin tha se mbrëmjen e sotme do të bëjë publike disa dokumente.

Rama tha me batutë se Lulin e do shumë, mirëpo ndonjëherë e meriton që ti jepet ndonjë shpullë, pasi është kusht për dashurinë.


Ja si bëhet lajmi në Shqipëri, e thotë Luli, e publikon Çimi, e pyet Ambrozia dhe unë përgjigjem, ndërkohë që pyetje është të paktën a ka ndonjë të vërtetë në dijeninë tuaj që atë e kanë kërcënuar dhe pyetja bëhet a jeni në dijeni që e kanë kërcënuar. Kështu bëheni të gjithë ju dhe pastaj më thoni çfarë ke ti me Metën, s’kam asgjë me Metën. Realisht është problem dhe para se Taulanti të përgënjeshtrojë ato që thotë Syri dhe rezultojnë negative për qeverinë, po ju them këtë më ndiqni sonte te Fevziu lidhur me çështjen e plehrave. Përtej batutave dhe përtej shpjegimeve më ndiqni se sot do t’ju ndriçoj me dokumenta, pse është i shqetësuar Luli. Më vjen keq për Lulin, e dua shumë, por ndonjëherë ndonjë shpullë kur e meriton duhet t’ja japësh se është kusht për dashurinë”, u shpreh kryeministi.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën ‘Deputeti që Duam’. Në një konferencë me gazetarët nga selia e Partisë Socialiste, kryeministri Rama, ftoi të gjithë të rinjtë, të cilët duan të futen në botën politike dhe të asaj rozë që dorëzojnë një CV, u ndal te takimi me kancelaren Merkel si dhe zbuloi se ka në dorë dokumente që lidhen me Lulzim Bashën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama konference per mediat lulzim basha edi rama edi rama konference per mediat lulzim basha

Sondazh

Poll