Politike

Mbajtja e maskës/ Rama: Nuk i kuptoj ato që thonë, gjobat duhet të jenë më të larta, janë të ulëta

15 Tetor 2020, 13:25 Nga DOSJA
Mbajtja e maskës/ Rama: Nuk i kuptoj ato që thonë, gjobat duhet

TIRANE– Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së zhvilluar në ambientet e Partisë Socialiste u ndal dhe te përdorimi i maskave duke shtuar se në vendin tonë janë shumë të ulëta. Më tej Rama tha se rregullat duhen zbatuar për të mirën e të gjithëve në mënyrë që të mos kemi ndonjë mbyllje tjetër.

Në këtë mënyrë ai shtoi se deri më tani gjobat janë shumë të ulëta e se duhen bërë më të larta.

Kjo jetë është zgjedhje, dhe kur zgjedhim të respektojmë ligjet dhe rregullat nuk i bëjmë me frikën që do vejë më keq. Unë nuk i shkel se dua t’i shkel, por meqë do më kapin s’po i shkel. Kush i respekton rregullat mbron veten e tij dhe familjen. Kush respekton rregullat nuk ka nevojë t’i ngushëllojmë se meqë nuk more gjobë tani s’do të falet. Njerëzit bëjnë zgjedhje, dhe nuk bëjnë që ai që bën zgjedhjen e duhur të ndihet keq. Kush gabon paguan, por ka dhe raste që kush gabon nuk paguan. Kjo është një betejë e komplikuar. Është një luftë e gjatë dhe e vështirë, që duhet ta përballojmë të gjithë bashkë. Për hir të vërtetës, sjellja e shumicës së shqiptarëve ka qenë mbreslënëse. Mbajtja e maskave sot është 99% me një sy të parë. Ndërkohë gjobat që janë vënë janë amnistuar në një moment të caktuar për të dhënë mesazhin që këtu nuk është çështja e frikës apo e ndonjë dëshire që ne të fusim duart në arkën e ndonjë familje, dhe të marrim lekë nga gjobat. Këtu çështja është që të kuptojnë të gjithë që së bashku duhet të kontribuojmë. Për sa i përket gjobave tani për maskën, nuk është ky qëllimi, ju e dini që unë me gjobën kam raport strikt. Për mua në Shqipëri gjobat janë shumë të ulëta, dhe mendoj se duhet të jenë shumë të larta, sepse nuk është taksë, është një gjë që ti ke në dorë të mos e bësh. Besoj se dhe kjo që ndodh sot është rezultat i efektit që kanë bërë dhe gjobat e vëna, dhe pse ne kemi zgjedhur të jemi tolerant me njerëzit. Unë sot që e kam mbajtur këtë maskë gjithë kohën nuk jam ndjerë aq mirë sa ditët më përpara, por derisa të mësohem. Të gjithë duhet të mësohemi me këto ndryshime. Për gjobat nuk duhet të niset gjithsecili me hajd se do ma falin. Kam përshtypjen që këto (maskat) do i mbajmë për një kohë të gjatë, se kemi dimrin përpara. Nuk duhet ta refuzojmë maskën, apo dhe ta vëmë me idenë që do marrim gjobë po s’e vumë, por ta vëmë për t’u mbrojtur. Unë e kam mbajtur sot maskën gjithë ditën, se policia mund të më ndalojë, të hapi derën dhe të më pyesi ke maskë apo jo?‘- u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën ‘Deputeti që Duam’. Në një konferencë me gazetarët nga selia e Partisë Socialiste, kryeministri Rama, ftoi të gjithë të rinjtë, të cilët duan të futen në botën politike dhe të asaj rozë që dorëzojnë një CV, u ndal te takimi me kancelaren Merkel si dhe zbuloi se ka në dorë dokumente që lidhen me Lulzim Bashën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama konference per mediat edi rama edi rama konference per mediat

Sondazh

Poll