Politike

Dorëheqja e presidentit të Kirgistanit, Meta “frymëzohet”: Popull trim! Autorët e krimeve zgjedhore të vihen para përg

15 Tetor 2020, 14:24 Nga DOSJA
Dorëheqja e presidentit të Kirgistanit, Meta

TIRANË– Çdo ditë replika ndaj njëri-tjetrit. Edhe sot ka përplasje në distancë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Kreu i shtetit ka përshëndetur vendimin e presidentit të Kirgistanit për dorëheqjen nga detyra pas manipulimit të zgjedhjeve, duke u shprehur se i dhanë mbarë botës shembull. Ndërkohë Meta nuk ka kaluar postimin pa shtuar se të gjithë autorët e krimeve në zgjedhje duhet që të vihen para përgjegjësisë ligjore. 

Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë. Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve. Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!,”-shkruan Meta. 

Edhe pse nuk e ka përmendur me emër, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur po ashtu në rrjetet sociale, duke u shprehur se krim zgjedhor konsiderohet edhe përfshirja e presidentit në zgjedhje. Ndërkohë vijon dhe këmbëngul tek akuzat e tij se kreu i shtetit takohet me persona me precedentë penalë.

“Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!,”-u përgjigj Rama.

Deklaratave të kryeministrit, nuk i ka kthyer më përgjigje kreut të qeverisë, por në vend të tij ka reaguar zëdhënësi i tij, Tedi Blushi. Ky i fundit i shkruan se Ramës, se është vite dritë larg presidentit duke i kujtuar edhe nëjëherë që të përballet në debat me Metën. 

Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si të Shijakut dhe Dibrës. Me Presidentin ti je vite dritë larg. Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët. Këtë e di e gjithë bota! Presidenti të ka ftuar në Përballje! Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?! Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Twitter-it?! Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët! Ora e Përballjes po afron!  As në skutat e Twitter-it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent Marrëveshjen e 5 Qershorit!,”-shtoi Blushi. 

Vazhdon përplasja mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Shpërndarja e dekoratave është kthyer në “mollë sherri” mes dy palëve, ndërkohë që kreu i shtetit këmbëngul për përballje në debat. Nga ana e tij, kreu i qeverisë, Edi Rama nuk i përgjigjet kërkesës së tij por i kërkon të ndalojë me shpërndarjen e dekoratave.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debati rama-meta edi rama ilir meta debati rama-meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll