Politike

Pas replikave të ashpra, Meta gjen kohë për relaks, me dy gishtat lart jep MESAZHIN: Mjafton të vish në Durrës dhe frymëz

15 Tetor 2020, 16:49 Nga DOSJA
Pas replikave të ashpra, Meta gjen kohë për relaks, me dy gishtat

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta, pas replikave të ashpra me kryeministrin Edi Rama në rrjetet e tij sociale, ka gjetur kohën që të relaksohet. Kreu i shtetit ka postuar një “selfie” buzë detit të Durrësit, duke shtuar se i ka mjaftuar pamja para tij që të frymëzohet për ritëm të lartë.

“Mjafton të vish në bregdetin e Durrësit dhe frymëzohesh për një ritëm më të lartë, sidomos për të ardhmen europiane të Shqipërisë!,“-shkruan Meta. 

Ndërkohë që në Tiranë vazhdon përplasja mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Shpërndarja e dekoratave është kthyer në “mollë sherri” mes dy palëve, ndërkohë që kreu i shtetit këmbëngul për përballje në debat. Nga ana e tij, kreu i qeverisë, Edi Rama nuk i përgjigjet kërkesës së tij por i kërkon të ndalojë me shpërndarjen e dekoratave. Ndërsa vijon dhe me akuzat se kreu i shtetit takohet “skutave” me persona që kanë precedentë penalë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debati rama-meta edi rama ilir meta debati rama-meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 15 Tetor 2020, 15:22

TIRANË– Akuzave politike që inceneratori i Fierit nuk ekziston, ju përgjigj kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier Sh.p.k, me hapjen e dyerve ...