Politike

Rama prezanton ‘deputeti që duam’: Kush të ketë kurajo, të dërgojë video…gjobat për maskat mund të rriten. Paralaj

15 Tetor 2020, 12:12 Nga DOSJA
Rama prezanton ‘deputeti që duam’: Kush të ketë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën ‘Deputeti që Duam’. Në një konferencë me gazetarët nga selia e Partisë Socialiste, kryeministri Rama, ftoi të gjithë të rinjtë, të cilët duan të futen në botën politike dhe të asaj rozë që dorëzojnë një CV.

Me anë të një videoje, të dërguar në adresën online, çdo i ri apo e re, jo vetëm në moshë por dhe në ide, siç iu referuar vetë kryeministri, do të mund të shfaqë interesin dhe kurajon për t’u bërë pjesë e Partisë Soicaliste.

Ne i kemi praktikisht të miratuar kriteret në asamblenë kombëtare. Do të kenë të gjithë një adresë online ku do të çojnë një video, ku do të shprehin arsyet pse duan të bëhen pjesë, dhe pak dokumente të tjera, një CV personale dhe një letër angazhuese. Ne do të mbledhim të gjitha shprehjet e interesit që do të vijnë nga të gjitha rrugët e jetës. Do të presim të rinj dhe të reja, jo vetëm në moshë, por edhe në ide,”- tha kryeministri para gazetarëve.

Rama u shpreh se Partia Socialiste ka vendosur që të mos bëjë zgjedhje brenda partisë sepse do të fokusohet në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Ramës, PS-ja e ka marrë vlerësimin nga populli dhe nuk k apse të bëjnë zgjedhje mes tyre, gjë të cilën e quajti farsë. Përsa u përket ndryshimit të ministrave, kryeministri nuk e përjashtoi si mundësi, teksa shtoi se ‘e mira nuk ka fund’.

Gjatë konferencës, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe pyetjeve të gazetarëve. I pyetur në lidhje me gjobat e vendosura për mosmbajtjen e maskave, Rama tha se ato janë shumë të ulëta dhe se do të rriten akoma më shumë nëse njerëzit nuk ndërgjegjësohen. Përsa u përket deklaratave të kryeopozitarit Lulzim Basha, në lidhje me kërcënimin e kryebashkiakes së Durrësit nga inceneratorët, Rama tha se sot do të tregojë me dokumente se përse është mërzitur në të vërtetë ‘Luli’. Kryeministri shtoi gjithashtu se bazuar në shprehjen popullore ‘kush të rreh të do’, edhe ai do t’ia fusë një shpullë në muaj Bashës.

Referuar lajmeve për kancelaren Angela Merkel, kryeministri shtoi se ai është në kontekt të vazhdueshëm me të dhe se nuk është aspak e vërtetë që është refuuzar prej saj. Sipas Ramës, këto lajme dalin nga puseta digjitale e ish-kryeministrit Sali Berishës. Gjatë konferencës, Rama i tërhoqi vëmendjen Taulant Ballës dhe nuk iu përgjigj pyetjes së një gazetareje, deri në momentin që kreu i grupit parlamentar e vendosi. Kryeministri përsëriti shprehjen ‘vdeksha unë për ty’, por këtë herë jo me gazetaren Marsela Karapanço. Këto herë, me këto fjalë që bënë ‘bujë’ në rrjet herën e kaluar, kreu i qeverisë iu drejtua gazetares së Syri.net, Ambrozia Meta.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama konference per mediat rama prezanton platformen 15 tetor 2020 edi rama edi rama konference per mediat rama prezanton platformen 15 tetor 2020

Sondazh

Poll