Politike

“Nuk mund të bëhet politikë me sëmundjen”/ Manastirliu-Bashës: Lëri planet e pikat, situata është serioze

15 Tetor 2020, 11:44 Nga DOSJA
“Nuk mund të bëhet politikë me sëmundjen”/

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot në seancën e Kuvendit se mbajtja e maskave është një hap për të kufizuar përhapjen e virusit. Ajo theksoi se nuk mund të bëhet politikë me virusin. Nga foltorja e Kuvendit,Manastirliu iu drejtua me një thirrje opozitës jashtëparlamentare, duke i thënë t’i lërë planet e pikat, por të bashkohet, pasi kjo është një sfidë e të gjithëve dhe jo vetëm e qeverisë.

“Mbajtja e maskave është një hap për të kufizuar përhapjen e virusit. Maska, distacimi social dhe higjena janë e rregullat kryesore. Sot në parlament po bëhej politika e ditës me virusin. Konteksti është i qartë, kush nuk do të shohë qartë e përdor këtë situatë për politikë. Edhe ata që janë jashtë kërij parlamenti  flasim për plane e pika, me lapsuse, por unë besoj se është situatë serioze, duhet ta trajojmë të tillë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi është një virus që kërcënon jetën e shqiptarëve. Kjo është një luftë e të gjithë qytetarëve shqiptare, dhe në këtë mënyrë po shmangin një mbyllje të dytë. Jam sot shumë e kënaqur që kam parë që qytetarët po mbajnë maska, dua që kjo gjë të vijojë edhe në ditët e ardhshme. Ne e kemi mirëmenaxhuar këtë situatë. Qëllimi ynë është që qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor që meritojnë. “, u shpreh ministrja.

LAJMI KRYESOR: Miratohen 6 projektligje në Kuvend/ Maliqi kërkon llogari për krimin në vend, Lleshaj: Shijoni paratë e djemve ‘problematikë’ e shani Policinë. Spiropali akuzon Metën për misogjeni, Gjoni e propozon si kryeministre ‘teknike’

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu seancë plenare 15 tetor 2020 ogerta manastirliu seancë plenare 15 tetor 2020

Sondazh

Poll