Aktualitet

 Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë! Çfarë gjeti policia në banesën e tij

15 Tetor 2020, 10:42 Nga DOSJA
 Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 29-vjeçari

TIRANË- Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka shpërndarë lëndë narkotike. Blutë kanë njoftuar se gjatë kontrollit në banesën e shtetasit  F. Z., në rrugën “Don Bosko” policia gjeti dhe sekuestroi rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e së cilës e ndarë në doza gati për shitje një sasi kokaine, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dy peshore elektronike dhe katër aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, sakaq i arrestuari po përballet me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë 

Tiranë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Vihet në pranga 29-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate celular. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, ka organizuar dhe finalizuar një operacionin për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: F. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi F. Z. merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në rrugën “Don Bosko”, duke ushtruar kontroll fizik ndaj tij, në banesën e tij dhe në një parking në afërsi. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e së cilës e ndarë në doza gati për shitje, një sasi kokaine, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dy peshore elektronike dhe katër aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit F. Z., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arretsohet 29 vjecari ne tirane arretsohet 29 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 10:38

TIRANË– Përplasje mes binesve dhe Policisë Bashkiake. Dalin pamjet nga konflikti i ndodhur paraditen e sotme Pas përplasjes mes bizneseve dhe Policisë Bash...