FOTOT/ “Për shefat duan prova…”, gazetari Artan Hoxha nxjerr pamjet e rënda: Para se policia të gjente kufomat e dy dje
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka sfiduar sot zyrtarët e Policisë së Shtetit, të cilët mohuan dy netë më parë në “Opinion”, mbledhjen masive të parcelave me kanabis në zonën e Vrithit në Malësinë e Madhe, ku u gjetën të vrarë dy kushërinjtë, Vilson Çutaj dhe Klement Pepa. Gazetari hodhi dyshimet që prej asaj nate se policia u vonua 5 ditë për të gjetur trupat, kur i kishte “para syve”, por drejtori i Policisë Kriminale, tha se terreni ishte i vështirë dhe kjo solli edhe gjetjen 5 ditë me vonesë të trupave. Por sot, Hoxha publikon fotot nga zona e Vrithit, ku më 8 tetor pak para se policia të gjente trupat e dy të rinjve, në këtë fshat kishte disa vatra zjarri, në kohën kur moti ishte me shi.
DENONCIMI I PLOTË DHE FOTOT E HOXHËS:
Per shefat qe duan prova dhe fakte per kanabisin e ketij viti. E mbani mend ngjarjen e 3 tetorit ne Malesi te Madhe, ku mbeten te vrare Vilson Çutaj dhe Klement Pepa?! Ajo ngjarja ku kufomat e viktimave, u gjeten pese dite nga pasi kishte ndodhur krimi.
Ne momentin e pare, kur publikova ngjarjen, denoncova faktin, se ngjarja ka ndodhur per shkak te parcelave me kanabis. “Çuditerisht” policise iu deshen plot 5 dite per te gjetur kufomat, sepse nuk shkonte te parcelat me kanabis. Diten qe policia e drejtuar nga Rrok Pepaj, babai i personit te dyshuar si autor i ngjarjes, Daniel Pepaj, shkoi ne vendin e quajtur Rrenza e Grecajve, bash ne “miniparcelen” me kanabis, gjeti dhe dy kufomat e te vrareve. Por per habi, ndersa policia shkoi ne skenen e krimit, ne nje zone te pyllezuar, perpara se te gjente viktimat, pa nga larg tymin e zjarrit, qe po digjte parcelen me kanabis.
Si eshte e mundur te kishte zjarr ne nje zone ku prej 3 ditesh binte shi?!
Kur askush nuk e dinte, as ku ishin te vraret dhe as ku ishin parcelat me kanabis, kush dreqin i kishte vene zjarrin kanabisit?! A sherbeu vonesa prej 5 ditesh per te gjetur te vraret, si kohe e mjaftueshme per te asgjesuar parcelat me kanabis dhe per te fshire gjurmet nga vendi i krimit?! Tashme eshte e qarte, se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj jane viktimat e para te kanabisit te kultivuar gjate ketij viti. Urojme sepaku, qe te jene viktimat e fundit te narko-kultures 2020. Me poshte, 3 foto, te shkrepura mesditen e 8 tetorit 2020, ku duket zjarri qe po digjte parcelen me kanabis, ne momentin kur policia shkoi ne vendin e ngjarjes dhe gjeti dy te vraret ne Rrenzen e Grecajve.
Gazetari Artan Hoxha, denoncoi i pari, mbrëmjen e 5 tetorit zhdukjen e tri të rinjve në Shkodër, Vilson Çutaj, Klement Pepaj dhe Daniel Pepaj. Hoxha shkruante atë mbrëmje se zhdukja lidhej me vjedhjen e një sasie kanabisi, por ky version fillimisht u mohua nga Policia e Shtetit. 5 ditë nga zhdukja, policia gjeti me vonesë të vrarë me plumb në kokë dhe gojë, Vilsonin dhe Klementin, që dyshohet se janë vrarë nga Danieli. Sherri ka nisur fillimisht pas akuzave të dy viktimave drejt autorit se ka vjedhur një sasi kanabisi të tyren. Ky i fundit nuk i ka pranuar këto akuza, dhe në sherr e sipër, ai mendohet se i ka vrarë dhe më pas ia ka “mbathur” për në Malin e Zi. Në pranga është edhe i ati i tij.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Greva e naftëtarve të Ballshit/ Rëndohet gjendja shëndetësore, dy gra nisen me urgjencë në spital
BALLSH- Dy punonjëse të uzinës së naftës në Ballsh janë dërguar me urgjencë në spital, apsi gjendja e tyre shëndetësore është rënduar. Ato ishin futur në grevë ...
FOTO- LAJM/ Fillojnë penalitetet për mosmbajtjen e maskës, qytetari merr gjobë 30 mijë lekë
TIRANË- Qytetarët që nuk do të mbajnë maskën në ambientet jashtë shtëpisë, do të gjobiten. Ky është vendimi i ri i qeverisë, që ka hyrë në fuqi ditën e sot...
“Qeveritarët kombinojnë maskat me veshjet”/ Përlot gruaja në grevën e naftëtarve: Nuk kam para për t’i
BALLSH– Gratë e naftëtarëve ditën e sotme kanë marrë një hap ekstrem. Ata janë bashkaur me naftëtarët e tjerë të cilët kanë dalë në grevë urie prej 18 dit...
SUPER-SKEMA e mashtrimit/ Dy rumunët bënin namin në Shqipëri, përndiqnin turistët, lyenin gishtat me xhel dhe u vidhnin pa
TIRANË– Dy rumunë, të identifikuar si Cristian Mirea dhe Alexander Boovenau, vinin të maskuar si turistë në vendin tonë dhe vidhnin me karta të klonuara kr...
VIDEO-PERLA/ “Laj maskën kirurgjikale”, qytetari në Elbasan gjen ‘zgjidhjen gjeniale: E re s’është kjo, se blej dot
ELBASAN- Një video sa gazmore aq edhe e trishtë vjen nga Elbasani, ku një pensionist shprehet se lan çdo javë maskën kirurgjikale për ta rivendosur. Edhe...
Të gjithë me maska, por nuk mbulojnë hundën/ Qytetarët i binden vendimit të Ramës, policët vëzhgojnë në terren
SHQIPËRI- Ditën e sotme ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për mbajtjen e maskave edhe në ambiente të hapura. Pra, maska do të mbahet në çdo ambient...
“E pabesueshme…”/ Humb jetën nga Covid-19 gazetari dhe historiani i njohur, përlotet rrjeti për vdekjen e N
TIRANË- Ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit historiani dhe gazetari Nuri Dragoi. Mësohet se Dragoi ishte prej javësh i infektuar me koronavirus dh...
Të mbyllura nga marsi, zbardhet udhëzimi për hapjen e Kinemave: Pushime për ajrosje, s’futet asnjë klient me temperaturë
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka zbardhur udhëzimin për hapjen e kinemave, të cilat kanë qënë të mbyllura që prej muajit mars, kohë kur u shënuan rastet...
“Këtu do vdesim” Gratë e naftëtarve futen në grevë urie: Nuk na jepet e drejta, na kanë rimëkëmbur që prej 10 vites
BALLSH– Ditën e sotme grevës së naftëtarve që po mbahet prej 18 ditësh u janë bashkuar edhe gratë. Ata shprehen se duke qenë se qeveria nuk zbatoi asnjë kërkesë...