Politike

“Jam grua dhe nënë që jam sulmuar nga presidenti”/ Spiropali i sulet Metës nga Kuvendi: Mua s’më mundin dot, ne na qu

15 Tetor 2020, 10:37 Nga DOSJA
“Jam grua dhe nënë që jam sulmuar nga presidenti”/

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Kuvendin, Elisa Spiropali ka folur lidhur me projekligjit për mbrojtjen nga diskriminimi. Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka përmendur replikat e presidentit Ilir Meta ndaj saj, duke shtuar se është shembulli më i mirë i gjuhës së urrejtjes. Edhe pse vetë e shkeli gjithë thelbin e fjalimit të saj kundër gjuhës së urrjetjes, duke i cilësuar të gjithë personat pranë presidentit Meta “të dalë mendsh”, sërish ministrja ka kërkuar që politikanët të ndjekin rregullat e përcaktuara në Konfenta.

“Jam grua dhe nënë që jam sulmuar nga presidenti i republikës. Jo vetëm zëdhësi i tij zyrtar, por edhe vetë presidenti përdor gjuhë urrejtje. Nuk është puna për mua personalisht, se mua nuk më mundin dot, por është puna e shembullit që jep presidenti. Mos të përdorin gjuhë misogjene dhe seksiste. Çfarë shembulli është ky?,”-tha Spiropali.

PJESË NGA FJALA E SPIROPALIT: 

Jam grua dhe nënë që jam sulmuar nga presidenti i republikës. Jo vetëm zëdhësi i tij zyrtar, por edhe vetë presidenti përdor gjuhë urrejtje. Nuk është puna për mua personalisht, se mua nuk më mundin dot, por është puna e shembullit që jep presidenti. Mos të përdorin gjuhë misogjene dhe seksiste. Çfarë shembulli është ky? Si ka mundësi që të bjerë në nivele të tilla komunikimi por edhe institucioni. Kjo s’më përket mua. Jam larguar nga Shqipëria në ’99 kur Meta dhe Kryemadhi vidhinin votat në FRESSH për të zhvatur Shqipërinë. Kam ikur me bursë të plotë, jo me paratë e babait në Londër. Është diferencë e madhe dhe duhet theksuar. Nuk duhet të thyjë çdo konventë dhe kod moral. T’i mbledhë edhe ata që ka rreth që kanë dalë mendsh. E kanë nga dëshpërimi. Do luftojnë që të kenë të drejta të barabarta. Ky është problemi që kanë me ne. Nuk na mposhtin dot se shqiptarët nuk janë mesjetarë, janë ata. Jo vetëm gratë që rëndom i quajnë “kukulla”, godasin barazinë gjinore. Se ka gra këtu, kanë punuar. Kemi barazi të plotë dhe këtu në qeveri. Kjo është arritja jonë dhe nuk mund ta zhbëjnë ata. Më 25 prill do ta marrin përgjigjen edhe për gjuhën e tyre.

LAJMI KRYESOR: Miratohen 6 projektligje në Kuvend/ Maliqi kërkon llogari për krimin në vend, Lleshaj: Shijoni paratë e djemve ‘problematikë’ e shani Policinë. Spiropali akuzon Metën për misogjeni, Gjoni e propozon si kryeministre ‘teknike’

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali ilir meta seancë plenare 15 tetor 2020 elisa spiropali ilir meta seancë plenare 15 tetor 2020

Sondazh

Poll