Politike

Ralf Gjoni i pret “ditën e vdekjes” nga Kuvendi Sali Berishës: Sot ka ditëlindjen, edhe 10 vite…

15 Tetor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Ralf Gjoni i pret “ditën e vdekjes” nga Kuvendi Sali

TIRANË– Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave me detyrim në publik. Gjoni mori rastin e tij duke u shprehur se maskën e ka mbajtur gjithë kohës por megjithatë u infektuar nga pandemia në fund të korrikut. Më pas, Gjoni “alla Meri Shehu”, studoi shenjën e zodiakut të kryeministrit, duke i “prerë” edhe ditën e ndarjes nga jeta ish-kreut të qeverisë, Sali Berisha. Sipas Gjonit, Berisha do të jetojë edhe 10 vite. 

“Unë e kam mbajtur maskën gjithë vitit. Prapë më zuri COVID-i në korrik. Kush e mori këtë vendim për maskat? Kë pyeti Rama? E ndërron mendjen si me hënë, është gaforre e ndërron mendjen si me hënë. Ky është i paparë. Ky po përballet me popullin. Do përballeni me inat popullor. A doni ta dini pse Rama është më i aftë se Meta dhe Berisha për pushtet? Sepse është piktor i mirë, pikturon fabula imagjinare. Berisha ka edhe ditëlindjen sot. Sa malet i tha Meta, sa malet edhe 10 vite të tjera në kurriz të shqiptarëve,”-tha Gjoni në fjalën e tij. 

LAJMI KRYESOR: Miratohen 6 projektligje në Kuvend/ Maliqi kërkon llogari për krimin në vend, Lleshaj: Shijoni paratë e djemve ‘problematikë’ e shani Policinë. Spiropali akuzon Metën për misogjeni, Gjoni e propozon si kryeministre ‘teknike’

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbajtja e maskave me detyrim ralf gjoni sali berisha seancë plenare 15 tetor 2020 edi rama mbajtja e maskave me detyrim ralf gjoni sali berisha seancë plenare 15 tetor 2020

Sondazh

Poll