Politike

Ilir Meta mirëpret Ndihmës Sekretaren Amerikane: Bashkëpunimi në Arsim do t’i shërbejë të ardhmes

15 Tetor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Ilir Meta mirëpret Ndihmës Sekretaren Amerikane: Bashkëpunimi

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka mirëpritur ditën e sotme Ndihmësen Sekretaren e Shtetit  Arsimin dhe Kulturën, Maria Roycee.

Në postimin që ka bërë në rrjetet sociale Meta thotë se bashkëpunimi mes dy shteteve në fushën e arsimit dhe kulturës do t’i shërbejë së ardhmes të vendit tonë dhe do të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor.

Postimi i Metës:

I lumtur të takoja sot Ndihmës Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, znj.Maria Royce. Vlerësova rëndësinë që ka vizita e saj për të konsoliduar e forcuar më tej marrëdhëniet tona në fushën e arsimit dhe të kulturës. Duhet të synojmë, që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA, por njëkohësisht, edhe krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendin e tyre, për t’u bërë liderët e ardhshëm të tij. Bashkëpunimi në fushat e arsimit dhe të kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA do t’i shërbejë së ardhmes të vendit tonë dhe do të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor, si një mundësi reale për të afruar më shumë popujt tanë. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta maria roycee ilir meta maria roycee

Sondazh

Poll