Politike

Basha i bindet aktit normativ të qeverisë, kryedemokrati del me maskë në konferencë, thirrje sërish Ramës: Zbato planin m

15 Tetor 2020, 10:28 Nga DOSJA
Basha i bindet aktit normativ të qeverisë, kryedemokrati del me

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbatuar vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskës. Në konferencën e sotme, Basha ka dalë me maskë, ndërsa i ka bërë thirrje sërish qeverisë që të zbatojë planin me 5 pika të Partisë Demokratike.

“U shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve të viktimave të COVID-19! Shpreh solidaritetin dhe përkrahjen e plotë për familjet e të sëmurëve që trajtohen në spitale apo në shtëpitë e tyre. Plani me 5 pika, përballje me aspektin shëndetësor ekonomik dhe social të pandemisë Plani me 5 pika, jo përpjekje për kredi politike, por adoptim i praktikave më të mira të rajonit.”-tha Basha. 

Nga dita e sotme, të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskë në të gjitha ambientet jashtë shtëpisë. Qytetarët të cilët nuk do mbajnë maskë do të gjobiten me 30 mijë lekë të vjetëra dhe në rast se veprimi përsëritet gjoba shkon në 50 mijë lekë të vjetra.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha vendimi per maskat lulzim basha vendimi per maskat

Sondazh

Poll