Politike

“Rama është gaforre, ndryshon mendje shpesh”/ Ralf Gjoni kundër mbajtjes së maskës: Unë e vura gjithë vitin dhe më z

15 Tetor 2020, 09:21 Nga DOSJA
“Rama është gaforre, ndryshon mendje shpesh”/ Ralf Gjoni

TIRANË- Deputeti Ralf Gjoni ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjoni theksoi se Rama është shenja gaforre dhe ndryshon shpesh mendjedhe se me vendimin e ri për gjobat do të përballet me inatin e popullit.

 “Më vjen keq që Rama po e bën sport kombëtar politikën e tij, duke vënë minimasa për t’u hedhur hi shqiptare, në një moment që ne do të përballemi me një krizë globale. Kjo është një krizë e paprecedentë, që nuk lidhet vetëm me një krizë globale, por me çdo hallkë të ekonomisë. Kemi probleme në strukturë. Mirë bëni që hiqni taksat deri në 8 milionë lekë. Më shqetëson që Rama nuk ka asnjë plan ekonomik për të menazhuar krizën, për të mbështetues biznesin e vogël. Nuk kam dakord me Hysenin e cila thotë se maska duhet mbajtur. E kam mbajtur gjatë gjithë vitit dhe prapë më zuri COVID-i. Rama merr vendime pa u konsultuar me ekspertët mjeko-ligjorë. Është gafore, prandaj ndryshon mendje.  Madje vendos edhe gjoba, do të përballemi me inat popullor, prandaj ai kërkon fabula. A e dini pse Rama është më i aftë për politikë se Basha, ilir Meta dhe Sali Berisha? Sepse ai është piktor dhe krijon fabula.  Sa malet i tha Meta Saliut për ditëlindje, edhe 10 vjet të tjera në kuriz të shqiptarëve. ERama hap sherr me Ilir Metën, mban fjalë tek asambeja dhe flet për  Ilir Metës. Na lodhët ka ardhur koha që të largoheni nga politika. Meta duhet të dorëhiqet nga posti i presidentit , dhe Rama të dorëhiqet para zgjedhjeve”, u shpreh Ralf Gjoni.

LAJMI KRYESOR: Miratohen 6 projektligje në Kuvend/ Maliqi kërkon llogari për krimin në vend, Lleshaj: Shijoni paratë e djemve ‘problematikë’ e shani Policinë. Spiropali akuzon Metën për misogjeni, Gjoni e propozon si kryeministre ‘teknike’

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ralf gjoni seancë plenare 15 tetor 2020 ralf gjoni seancë plenare 15 tetor 2020

Sondazh

Poll