Politike

“Jeni të paaftë”/ Lleshaj- Maliqit: Ata që në darkë shijojnë paratë e djemve që merren me drogë, në mëngjes shajn

15 Tetor 2020, 08:47 Nga DOSJA
“Jeni të paaftë”/ Lleshaj- Maliqit: Ata që në

TIRANË- Gjatë interpelancës me deputetin Lefter Maliqi, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se niveli i treguesve të krimit në vend është në nivelin më të mirë historik. Ministri theksoi se është papranueshme sipas tij të bëhet politikë mbi krimin kundër policisë. Ai theksoi se ata që në darkë shijojnë paratë e djemve që merren me drogë, në mëngjes shajnë policinë.

Lidhur me vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe para disa ditësh, ministri i Brendshëm iu përgjigj opozitës, duke theksuar se duhet të heshtin pasi i cilësoi “të djegur”.

“Nuk kemi ndonjë njollë të rrezikshme ku nuk rekomandohet kalimi, ndërkohë që njolla të tilla ka në shumë shtete europiane, meritë e shtetasve shqiptarë dhe kontribut i shtetit shqiptar. Drejtimi i gishtit vetëm te policia është në rastin më të mirë dashakeqësi. Krimi është fenomen social e përballë të tij kanë detyra të gjithë. E pandershme që ata që në darkë shijojnë me koshiencë paratë e ardhura nga djemtë që u merren me drogë në mëngje mallkojnë policinë për rrugën e mbrapshtë që u kanë dhënë vetë atyre. Policia jo tabelë qitje për zbrazjen e mllefeve dhe frustrimeve të akumuluara, nuk na duhet politikë mbi krimin kundër policisë, keq përdorimi i ngjarjeve kriminale për teza elektorale është thjesht i papranueshëm. Dy të rinj u ekzektuan më Malësi të Madhe për shkak të kultivimit të kanabisit, prandaj 25 prilli është dita kur Rama të lajë borxhin e hakun e dhimbjes që u ka shkaktuar shqiptarëve e familjeve të tyre. Ja kështu shprehej një zëdhënës i opozitës, është për fat të keq parapolitikë, në rastin më të mirë përdorimi i krimit si argument elektoral. Ngatërrim fatal dhe i papranueshëm, aq më keq tingëllojnë këto argumente në gojënj e atyre që janë autroët përgjegjës për shifra tronditëse të krimit në periudhën e qeverisjes së tyre. Nëse e kanë të pamundur të bëhen pjesë përpjekjes për zgjidhje, të heshtin se ata që janë djegur një herë s’mund të jenë më alternativë, si e thotë një poet i madh “kush është djegur s’mund të ndizet më”. Mezi janë arritur të shkrepen dy foto për disa bimë, tani kanë filluar të paraqesin në media filmime të marra nga policia në kuadër të operacioneve policore. 2020 shënoi një tjetër vit të përshkallëzimit të suksesshëm të goditjes së kultivimit të kanabisit”, tha Lleshaj.

LAJMI KRYESOR: Miratohen 6 projektligje në Kuvend/ Maliqi kërkon llogari për krimin në vend, Lleshaj: Shijoni paratë e djemve ‘problematikë’ e shani Policinë. Spiropali akuzon Metën për misogjeni, Gjoni e propozon si kryeministre ‘teknike’

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seancë plenare 15 tetor 2020 seancë plenare 15 tetor 2020

Sondazh

Poll