Politike

“20 mln euro për 4 km rrugë në aksin Korçë-Ersekë”/ Ervin Minarolli: SPAK të nisë hetimin. Miku i Ramës ishte fitue

15 Tetor 2020, 08:38 Nga DOSJA
“20 mln euro për 4 km rrugë në aksin

TIRANË- Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike, Ervin Minarolli ka kërkuar që SPAK të nisë hetimet për vjedhjet që janë bërë gjatë ndërtimit të rrugës Ersekë-Korçë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Minarolli thekson se 4 km rrugë në këtë aks do të kushtojnë 20 milionë euro. Ai thekson se me këtë rrugë po bëhet një supervjedhje dhe se fituesi është i paracaktuar. Sipas tij ai është një mik i Ramës.

“Qeveria e Edi Ramës ka bërë një supervjedhje me rrugën Korçë-Ersekë. 4 km rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend të 4 milionë euro, siç e gjetën gati projektin 8 vjet më parë. Rruga është një supervjedhje, sepse fituesi ishte i paracaktuar. Është miku i Edi Ramës, që ne e paralajmëruam më 1 Tetor se do të fitonte tenderin. Faktet janë aty. Duhet që SPAK të nisë hetimin dhe të mos flerë mbi milionat që u vidhen shqiptarëve çdo ditë.”, shkruan Minarolli.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ervin minarolli rruga korçë- ersekë ervin minarolli rruga korçë- ersekë

Sondazh

Poll