Politike

Kultivimi i kanabisit/ Meta: Traditë e njohur, po përdoret si mjet përfitimi nga grupet kriminale për të marrë nën kontro

15 Tetor 2020, 07:35 Nga DOSJA
Kultivimi i kanabisit/ Meta: Traditë e njohur, po përdoret si mjet

TIRANË- Mëngjesin e sotëm presidenti Ilir Meta ka ngritur shqetësimin e mbjelljes së kanabisit në prag të zgjedhjeve elektorale. duke e konsideruar si mjet përfitimi për grupet kriminale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit thekson se bosët e vërtetë në këtë mënyrë kanë në kontroll edhe elektoralin. Sipas tij bosët e drogës nuk preken nga shteti, por arrestohen burra dhe gra të moshuara, të cilët janë hallexhinj dhe nga kushtet e vështira punojnë për grupe kriminale.

Postimi Metës:

Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal. 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta kultivimi i kanabisit ilir meta kultivimi i kanabisit

Sondazh

Poll