Politike

Mos dëgjoni politikanët!/Braçe për maskat: Ky është realiteti i ri, duhet të zbatoni rregullat

15 Tetor 2020, 07:31 Nga DOSJA
Mos dëgjoni politikanët!/Braçe për maskat: Ky

TIRANË-Zv. kryeministri Erion Braçe ditën  e sotme  i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat anti-covid që tashmë janë bërë të detyrueshme në vendin tonë. Në një psotim që ka bërë në rrjetet sociale Braçe thotë se ky është realiteti i ri që na dikton sëmundja dhe kështu duhet të mësohemi të jetojnë.

 “Kudo jashtë shtëpisë! Idiotet politike të padobishëm, Maska po! Ky është normaliteti i ri i diktuar nga sëmundja; kështu do jetojmë! Virusi Covid-19 u provua se përhapet lehtësisht nga njeriu tek i ngjashmi; E di si? Mu ashtu si budallallëku përhapet ndër politikanë! Mos i dëgjo ata! Dëgjo mjekun tënd, mjekun e familjes, jo politikanin që ka guximin e budallait të bëj edhe mjekun apo mjekun që kurrë nuk bëri zanatin por politikanin. Sic këto 7 muaj e dëshmuan, virusi nuk përzgjedh-as në gjini, moshë, origjinë, gjuhë, as në mal e as në fushe, as prej pasurisë, plaçkës; Por një dallim e ka bere qarte: Atë mes të përgjegjshmit dhe te papërgjegjshmit; Nuk është si dallimi mes trimit, heroit dhe frikacakut, tradhtarit! Nuk ka trima në këto 7 muaj dhe heronjtë nuk janë idiotët-politikanë e analistët rreth tyre që mohojnë virusin, refuzojnë masat mbrojtëse ndaj tij, përhapin me dhunë standardin idiot të tyre; E provuar është kjo; do shihni gjithnjë e më shpesh si zhduken për dy javë, fiks dy javë,
do i dëgjoni po aq shpesh se si do thonë se hoqën dhembin, veshin apo bajamet duke ju gënjyer sy me sy; Ndërkohë që ju thonë këtë, kycen në vilat e tyre; Ndërkohë që ju thonë “maska nuk u mbron”, kycen edhe me shume ne po ato vila! Maska te mbron që cke me të! Është një masë plotësuese bashke me distancimin fizik e higjenën e shtuar. Nuk u mbron tamponi-sic u thotë urrejtësi që mendon se sa më shume nga ju të humbni jetën, aq më shpejt vjen ai ne pushtet; Maska nuk është sfidë ndaj Qeverisë, por ndaj jetës suaj! Ju mbron maska, distancimi fizik dhe higjena! Ai dhe Ajo duan pushtetin, ju duhet të doni veten, familjen, shoqërinë! Nuk janë ai apo ajo heronjtë tuaj, ata janë gënjeshtarët tuaj! Heroi yt është mjeku, infermieri; Mjeku i familjes, infermieri bashke me te, farmacisti, cilido prej familjareve qe do te shërbejë; rrezikojnë jetën ata për ty! Heroi yt është mjeku e infermieri ne Infektiv apo Sanatorium Por deri atje e ke ti ne dore; Mos e bej veten për mjekun! Mbro veten, familjen, fqinjët, patjetër edhe mjekun! Jeta është e shtrenjte; 434 shqiptare, sot nuk janë më për shkak të sëmundjes, i shtrenjtë secili prej tyre! Lutuni për ta!”, shkruan Braçe. 

Nga dita e sotme, të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskë në të gjitha ambientete jashtë shtëpisë. Një ditë më parë drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik zbardhi udhëzimin se kur dihet të përdoret maska dhe kur bën përjashtim. Ajo theksoi se maska duhet të mbulojë hundën gojën e mjekrën dhe s’duhet të preket kur vendoset. Ndërkohë, qytetarët të cilët nuk do mbajnë maskë do të gjobiten me 30 mijë lekë të vjetëra dhe në rast se veprimi përsëritet gjoba shkon në 50 mijë lekë të vjetëra.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace mbajtja e maskave erion brace mbajtja e maskave

Sondazh

Poll