Politike

Sot hyn në fuqi vendimi/ Rama ndryshon foton e profilit në Facebook, shfaqet me maskë, ja çfarë ka stampuar në të

15 Tetor 2020, 06:15 Nga DOSJA
Sot hyn në fuqi vendimi/ Rama ndryshon foton e profilit në Facebook,

TIRANË– Nga sot hyn në fuqi Akti Normativ për masat e reja anticovid. Akti mban firmën e kryeministrit Rama, ministrave Lleshaj e Manastirliu dhe në të theksohet se maska mbrojtëse duhet të mbahet në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Këtë vendim e riktheksoi sërish mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama, i cili kujtoi “Gripin Spanjoll’ të vitit 1918, ku humbën jetën 50 milionë njerëz. Kreu i qeverisë tha se kjo situata doli jashtë kontrollit, për shkak se njerëzit nuk respektonin masat ani-covid.

Po kështu, ai sot ka ndryshuar edhe foton e profilit në Facebook, në të cilën shfaqet me maskë. Ajo që vihet re është në maskën ngjyrë të zezë është stampuar edhe një trëndafil në ngjyrë rozë. Mesa duket, Rama do të përforcojë thirrjen e tij që qytetarët të mbajnë maska.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama maska me detyrim edi rama maska me detyrim

Sondazh

Poll