Politike

Gjyqet e humbura në arbitrazh/ Kryemadhi: Janë të qëllimshme, bashkëpunëtor është Edi Rama, paratë i ndan me familjarë

15 Tetor 2020, 06:01 Nga DOSJA
Gjyqet e humbura në arbitrazh/ Kryemadhi: Janë të

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, teksa ishte duke folur mbi proceset gjyqësore të humbura në arbitrazh nga Shqipëria, tha në Fax News se humbja e atyre është bërë me qëllim. Sipas saj në të gjitha këto procese bashkëpunëtor është Edi Rama, pasi ai ka dijeni për gjithçka ka ndodhur. Por, kryetarja e LSI garantoi se të gjithë do të përgjigjen para ligjit.

“Shqipërinë z. Rama gati e ka shitur, e ka bërë PPP, e ka bërë inceneratorë, kudo që të shkosh gjithçka është e shitur apo e privatizuar… Do shkojë haku te i zoti, sepse çdo gjë që ai ka bërë e ka bërë në mënyrë të paligjshme, e ka bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe për herë të parë do të ketë njerëz që do ta paguajnë me lirinë e tyre. Ju kur të vini në pushtet do të kenë disa fatura të kripura, sepse janë disa gjyqe të cilat Edi Rama i ka humbur, disa të tjera janë në proces… Për një gjë jam e bindur që gjyqet që ka humbur Edi Rama, janë humbur në bashkëpunim me Edi Ramën dhe janë fatura të cilat jam e bindur se kompanitë që kanë fituar gjyqet nuk kanë për të marrë as 1/10-n e tyre dhe 90 për qind e parave të cilat bëhet sikur do të merren nga kompanitë e arbitrazhit do të ishin para që do të ndaheshin midis Edi Ramës dhe familjarëve të tij. Mjafton të shkosh në zyrat e arbitrazhit ndërkombëtar dhe të shikosh se si është bërë kjo procedurë dhe familjarët e tij të përfshirë në këto kompani. Kështu që do të tërhiqen të gjitha kompanitë që kanë hyrë në këtë allishverish me Edi Ramën.“, u shpreh Kryemadhi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gjyqet e humbura ne arbitrazh monika kryemadhi edi rama gjyqet e humbura ne arbitrazh monika kryemadhi

Sondazh

Poll