Politike

Miratohen 6 projektligje në Kuvend/ Maliqi kërkon llogari për krimin në vend, Lleshaj: Shijoni paratë e djemve ‘problemat

15 Tetor 2020, 06:59 Nga DOSJA
Miratohen 6 projektligje në Kuvend/ Maliqi kërkon llogari për

TIRANË– Përplasje të forta në Kuvend mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Seanca ka filluar me debate mes ministrit të Bredshëm, Sandër Lleshajt dhe deputetit Lefter Maliqi. Ministri është thirrur në interpelancë për të diskutuar situatën kriminale në vend, ku Maliqi i ka kërkuar llogari lidhur me kultivimin e kanabisit në vend. Deputeti tha se kryeministri Edi Rama po e përdorte ministrin, duke e paralajmëruar se do të kishte fatin e paraardhësit të tij, Saimir Tahiri. 

Lleshaj iu kundërpërgjigj duke u shprehur se treguesi i krimit në vend është në nivelin më të mirë historik duke shtuar se është e papranueshme sipas tij të bëhet politikë mbi krimin kundër policisë. Gjatë fjalës së tij, në foltoren e Kuvendit, Lleshaj i ka kërkuar deputetit Maliqi që t’i nënshtrohet Vettingut në Polici, edhe pse i larguar nga strukturat për të sqaruar edhe dy largimet e tij nga “blutë” e vendit. Maliqi iu kundërpërgjigj duke u shprehur se është larguar njëherë për arsye politike dhe herën tjetër ishte larguar pasi kishte pushuar nga detyra një efektiv të lidhur me krimin. 

Në foltore është diskutuar edhe lidhur me projekligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, ku fjalën e ka marrë ministrja Elisa Spiropali, e cila duke përdorur gjuhë urrejtje ndaj presidentit Ilir Meta, e ka akuzuar për misogjeni. Spiropalit deputeti Ralf Gjoni i ka premtuar se do të përmendë çdo herë që kryeministri Edi Rama përdor gjuhë diskriminuese duke propozuar shkarkimin e Metës dhe dorëheqjen e Ramës. Gjoni u shpreh dakord për zëvëndësimin e dy prej figurave më të larta të shtetit me gra socialiste. Duke kërkuar kështu një “qeveri teknike” para zgjedhjeve. Ndërkohë që në rend dite është interpelanca me kryeministrin Edi Rama që është kërkuar nga deputetët Vasil Sterjovski dhe Ligoraq Karamelo, për mbrotjen e minoriteteve në Shqipëri, mirëpo kreu i qeverisë nuk ka qënë prezent në Kuvend.

Në fund të seancës janë miratuar 6 projektligje një prej tyre heqja e tatim fitim për biznesin  me xhiro nga 0-14 mln lekë dhe heqja e TVSH për biznese me xhiro nga 0-10 mln lekë (deri tani pragu i tvsh ishte 2 mln).  Me shumicë votash ka kaluar projektligji për sistemin e taksave vendore; për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH; për mbrojtjen nga diskriminimi; për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare; për metrologjinë dhe për mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike e të kënaqësisë, me motor me fuqi mbi 30 kv ose 40.8 kf dhe tonazh nën 150 GT.

Ndërkohë që sot ka hyrë në fuqi akti normative për mbajtjen e maskës me detyrim në ambientet e hapura. Deputetët Arlind Çaçani, Lefter Maliqi dhe Selami Jenisheri janë “rebeluar” ndaj urdhërit të lëshuar nga qeveria, duke u shfaqur pa maskë në Kuvend.

(j.v.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj seancë plenare 15 tetor 2020 sander lleshaj seancë plenare 15 tetor 2020

Sondazh

Poll