Politike

Monika Kryemadhi zbulon emrat: Ja kush e merr drejtimin e PS-së pas Ramës, mes tyre një grua

14 Tetor 2020, 20:14 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi zbulon emrat: Ja kush e merr drejtimin e PS-së pas

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi se ka informacione të sakta se kush do të jetë trashëgimtari i Partisë Socialiste, pas largimit të kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për FaxNews, kryemadhi tha se pas Ramës, drejtimin e PS-së do ta marrë Erion Veliaj, Taulant Balla ose ndonjë grua. Për këtë të fundit, Kryemadhi nuk dha asnjë emër.

Pjesë nga Intervista

Bejdo Male: Ka zëra që më shumë shqetësim i Edi Ramës është Erion Veliaj, sepse nëse fiton mandat të tretë Edi Rama, Erion Veliaj duke ju konsumuar dy mandate del jashtë PS-së, kur ai e ka shpallur veten trashëgimtar të saj, sesa opozita shqiptare!? Ka ndonjë të vërtetë?

Monika Kryemadhi: Nuk besoj Erion Veliajn Edi Rama e ka një kafshatë. As nuk e besoj fare por do të shikojmë si do të ecë lista e deputetëve di që ka një konkurencë të madhe. Vetë në PS janë të bindur se një mandat i tretë është 1000% i pamundur. Por beteja është midis liderëve të nivelit të dytë se kush do të jetë trashëgimtari i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, Taulant Balla apo ndonjë grua. Nuk është ide, kemi informacione, por ka kohë për këtë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj monika kryemadhi taulant balla edi rama erion veliaj monika kryemadhi taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 14 Tetor 2020, 15:27

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me procesin që u zhvilluar ditën e sotme në KLGJ për gjyqtarin Markeljan Kuqo, i cili liroi të dënuar...