‘Robert Çamçakëzi’ personazh filmi dhe në politikën shqiptare! Si u kthye personazhi parazit, në krahasimin perfekt nd
14 Tetor 2020, 16:29Nga DOSJA
TIRANË– Roli dytësor i aktorit Shpëtim Shmili, Robert Çamçakëzi, në filmin “Horizonte të hapura” ëështë kthyer në batutën e preferuar të politikanëve shqiptarë. Sot kryedemokrati Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp e krahasoi kryeministrin Edi Rama me “Robert Camçakëzin”, duke ia kthyer kështu me të njëjtën ‘monedhë’, batutën që kreu i qeverisë bëri duke e krahasuar me një ‘shofer tramvaji’.
“Shumica dërrmuese e të rinjve se mbajnë mend një film ku një person, endej nga kantieri në kantier, ku ishte personazhi i ‘Robert Çamçakëzi’. Edi Rama është Robert Çamçakëzi,”-tha sot Basha.
Por kjo nuk është hera e parë që një batutë e tillë përdoret nga politika shqiptare. Ka qënë vetë kryeministri Edi Rama, ai që e ka përdorur për herë të parë ndaj liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në librin e tij “Kurban”, të publikuar disa ditë më parë, Rama shkruante se ishte penduar për krahasimin që i kishte bërë Nanos me personazhin “parazit” të filmit.
“Nëse koha do të mund të kthehej mbrapsht, s’do ta kisha bërë më atë batutën e bujshme të krahasimit të Fatosit me Robert Çamçakëzin, dembelin “me shfaqje të huaja” të portit të Durrësit në një film kult të socrealizmit për heroin e klasës punëtore, Adem Reka,”- shkruante Rama në ‘Kurban’.
Mesa duket kjo fushatë do të përmbushë parashikimin e kryeministrit Edi Rama…do të jetë shumë interesante. Me batuata, ironi dhe “tregim muskujsh” nga të gjitha palët, liderët e partive më të mëdha në vend kanë “ndezur motorët” e garës. Na mbetet vetëm të ‘shijojmë’ gjithë çfarë ndodh dhe më pas të votojmë…
P.S., Personazhi i Robert Çamçakëzit në film protretizon një të ri që nuk e do punën dhe që endet nëpër kantieret e portit të Durrësit pa dhënë kontributin e tij për “partinë” dhe vendin. Ndryshe nga ai heroi i filmit, Adem Reka, ndërron jetë gjatë një incidenti në punë.
Shfaqet në minutën e 58
(k.m.f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka publikuar në Facebook një video të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut e cila ka deklaruar...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka inaguruar sot hapjen e Akademisë së Kodimit në Tiranë, një projekt i financuar nga Bashkimi Europian. Në fjalën e tij, Ram...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se vendet më të fuqishëm të Bashkimit Europian marrin më shumë fonde nga projektet dhe kjo, jo për shkak të bu...
TIRANE– Kreu i FRPD-së, Belind Kelliçi ka qënë i pranishëm në stacionin e autobuzave në orën 04:30 të mëngjesit të sotëm për të parë nga afër të rinjtë q...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është bërë nostalgjik pasditen e sotme teksa ka po prezantonte Akademinë e Kodimit që sjell mundësinë e trajnimit të të rinjv...
Politike14 Tetor 2020, 15:27
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me procesin që u zhvilluar ditën e sotme në KLGJ për gjyqtarin Markeljan Kuqo, i cili liroi të dënuar...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se pretendon që të mbyllë të gjitha shërbimet në zyra për të kaluar online, por që kjo gjë, sipas tij, do të n...
TIRANË– Pas pothuajse katër vite e gjysmë që nga fillimi i ndërtimit, gazsjellësi Trans Adriatik ka përfunduar punimet. TAP është mbushur dhe ka tran...
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e Ditari në A2, ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe platformën...
DURRES– Kreu i Partisë Demokratike në degën Durrës, Ferdinand Xhaferraj është shprehur se qytetari durrsak nuk është burim infeksioni, por vetë spitali i Durrës...