Aktualitet

Pëllumb Pipero: Mbajtja e maskës në ambiente të hapura s’ka asnjë vlerë, por do ta mbaj se s’do çoj gjobën në s

14 Tetor 2020, 20:55 Nga DOSJA
Pëllumb Pipero: Mbajtja e maskës në ambiente të hapura

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur qartë dhe prerë se për të, nuk ka asnjë lloj efikasiteti mbajtja e maskës në ambiente të hapura. I ftuar në studion e “Open”, Pipero tha se tani që mbajtja e maskës është kthyer në detyrim, edhe ai vetë do ta mbajë, sepse nuk dëshiron që në fund të muajit, të çojë fletën e gjobës në shtëpi.

Por, sipas mjekut, shteti shqiptar duhet të investohet më tepër në komunikimin me qytetarët, se sa në gjobitjen e tyre.

Shiko, që të jem i qartë. Për mua, maska nuk ka asnjë lloj efikasiteti në ambiente të hapura. Por, duke qenë se është ligj, unë do ta vendos tashmë, sepse nuk dua që të çoj në fund të muajit fletën e gjobës në shtëpi. Përsa i përket gjobës, unë do të thoja që qeveria duhet të merret më tepër me ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe jo me gjobitjen e tyre. Ju lutem, mos i mbani shqiptarët nën presion,”- tha Pipero.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbajtja e maskave me detyrim pellumb pipero mbajtja e maskave me detyrim pellumb pipero

Sondazh

Poll