Aktualitet

Mosmbajtja e maskës mund t’ju çojë në komisariat! Ja çfarë ju ndodh nesër nëse kapeni pa maskë dhe nuk jepni kartën

14 Tetor 2020, 20:42 Nga DOSJA
Mosmbajtja e maskës mund t’ju çojë në komisariat! Ja

TIRANË– Mosmbajtja e maskës anti-covid mund t’ju çojë edhe në komisariatin e Policisë. Mësohet se çdo efektiv policie është i udhëzuar që të ndalojë çdo qytetar që nuk mban maskë. Dhe gjëja e parë që do të kërkojë polici është një mjet identifikimi i qytetarit që ka shkelur rregullat.

Në rast kundërshtimi, ju mund të përfundoni në një komisariat policie.

Nesër hyn në fuqi akti normativ, që u botua dhe në Fletoren Zyrtare për vendosjen me detyrim të maskës. Personat që nga nesër do të kapen pa maskë do të gjobiten 3 mijë lekë, ndërsa nëse e përsërisin masa administrative shkon 5 mijë lekë.

Pa maskë, do të lejohen të lëvizin ata që dalin nga shtëpia për aktivitet sportiv, ata që udhëtojnë vetëm me makinë, motoçikletë apo biçikletë, punonjësit që punojnë në ambiente të jashtme duke pasur distancë nga të tjerë si dhe studio televizive ku ruhet distanca. Ata që kanë probleme shëndetësore, nëse kanë një rekomandim mjeku, mund të mos vendosin maskën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbajtja e maskave me detyrim mbajtja e maskave me detyrim

Sondazh

Poll