Aktualitet

Pipero këmbëngul sërish: Në Itali s’pashë askënd pa maskë, por të infektuarit sa vijnë e rriten

14 Tetor 2020, 19:55 Nga DOSJA
Pipero këmbëngul sërish: Në Itali s’pashë

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka rrëfyer se në Itali, edhe pse të gjithë qytetarët mbajnë maskat në çdo lloj ambienti, nuk është ndalur numri i infektimeve. I ftuar në studion e “Open”, Pipero tha se vetë ai, kishte qenë para tre katër ditësh në Itali dhe kishte parë situatën.

Ai shtoi se numrat e të infektuarve rriten sërish, pavarësisht mbajtjes së maskave, duke këmbëngul kështu në versionin e tij se në amientet e hapura, s’ka nevojë për maskë.

T’ju jap një shembull….Para tre katër ditësh isha në Itali, asnjë s’pashë në rrugë pa maskë të them të drejtën, po prapë numrat atje kanë filluar të rriten, me këtë nuk dua të them që maska nuk efikasitet, por dua të them varet si dhe ku e përdorim, pra efikasiteti varet nga kjo gjë,”– tha Pipero.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbajtja e maskave me detyrim pellumb pipero mbajtja e maskave me detyrim pellumb pipero

Sondazh

Poll