Aktualitet

Mbajtja e maskës me detyrim, epidemiologu Alimehmeti: Kam frikë se njerëzit do t’u kthehen grumbullimeve

14 Tetor 2020, 20:09 Nga DOSJA
Mbajtja e maskës me detyrim, epidemiologu Alimehmeti: Kam frikë se

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti deklaroi se mosmbajtja e maskës nuk është më e rrezikshme se mosruajtja e distancës. I pranishëm në studion e “Open”, Alimehmeti tha se nisur nga ideja se mbajtja e maskës të bën të mbrojtur, njerëzit mund tu rikthehen grumbullimeve.

Është diskutim shumë i gjërë. Tek personeli shëndetësor, maska ka funksionuar. Problemi është sesi do përdoret maska nga njerëzit. Varet shumë edhe nga lloji i tekstilit. Ka edhe një etiketë të tregojë sa herë mund të përdoret maska, a mund të lahet. Unë jam një person që i zbatoj rregullat qofshin ato edhe jo normale, por kemi parasysh një diçka që i vetmi studim zyrtar, tregon se infektimi në komunitet nuk bë ndot dallimin mes atyre që kanë maskë dhe atyre që nuk kanë. Por mbajtja e maskës të bën të mbrojtur dhe nisur nga kjo ide, kam frikë se do të ketë grumbullime,”– tha Alimehmeti.

Nga nesër, të gjithë shqiptarët janë të detyruar të vendosin maskat në vende publike. Kush nuk e bën këtë gjë, ndëshkohet me 3 mijë lekë gjobë dhe në raste përsëritje, gjoba është pesë mijë lekë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti mbajtja e maskave me detyrim ilir alimehmeti mbajtja e maskave me detyrim

Sondazh

Poll