Aktualitet

ME FOTO/ Kujdes! Mos dilni pa maskë, kjo është gjoba që nga nesër çdo polic e ka me vete

14 Tetor 2020, 20:29 Nga DOSJA

TIRANË– Fotoja që po shikoni tregon fletën e gjobës, që nga nesër çdo efektiv policie do ta ketë me vete, për të ndëshkuar qytetarët, që do të guxojnë të dalin në rrugë, pa vendosur maskën anti-covid.

Fleta e gjobës, do të plotësohet me të dhënat tuaja dhe me vlerën e gjobës, në varësi të herës apo përsëritjes së shkeljes dhe do të shtohet në faturën e energjisë elektrikë, për t’ju ardhur në shtëpi, në fund të muajit.

Kështu që bëni kujdes. Nga nesër, merrni maskat me vete, në mënyrë që të mos gjobiteni. Kush nuk e bën këtë gjë, ndëshkohet me 3 mijë lekë gjobë dhe në raste përsëritje, gjoba është pesë mijë lekë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbajtja e maskave me detyrim mbajtja e maskave me detyrim

Sondazh

Poll