Aktualitet

Infektohet një punonjëse me COVID, Ambasada e Shqipërisë në Romë pezullon punën për ditën e nesërme

14 Tetor 2020, 19:33 Nga DOSJA
Infektohet një punonjëse me COVID, Ambasada e Shqipërisë

ITALI– Zyra konsullore e ambasadës së Shqipërisë në Romë ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të pezullojë të gjitha shërbimet e saj pasi një anëtar ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ambasada ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të pezullojë aktivitetin.

Të gjithë punonjësit e zyrës i janë nënshtruar testit për të ditur se mos ka të infektuar të tjerë, ndërkohë që është bërë dezinfektimi i të gjithë institucionit.

NJOFTIM

Të nderuar bashkatdhetarë!Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj pezullon përkohësisht të gjitha shërbimet.Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj për këtë njoftim të menjëhershëm, i kushtëzuar nga identifikimi i një rasti pozitiv ndaj Covid-19, ju bëjmë me dije se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve tona dhe mbetemi në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë, në mënyrë që të rifillojmë shërbimin sa më parë dhe me masat e nevojshme të sigurisë. Brenda ditës së nesërme do të njoftoheni për rifillimin e shërbimeve.Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Romë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj.Takimi i gjithsecilit do të zhvendoset në momentin më të afërt dhe të sigurt.

Faleminderit!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada shqiptare ne itali punonjesi pozitiv me covid ambasada shqiptare ne itali punonjesi pozitiv me covid

Sondazh

Poll