Aktualitet

Me 1.2 milionë drogë dhe 23 mijë paund në dorë/ Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Londër, i armatosur deri në dhëmb

14 Tetor 2020, 19:01 Nga DOSJA
Me 1.2 milionë drogë dhe 23 mijë paund në dorë/

LONDER–Një shtetas shqiptar është gjetur me kokainë me vlerë 1,2 milionë, një armë dhe 23,000 paund në dorë.

Policët e krimit të organizuar arrestuan ditën e djeshme(13 tetor) Muhamet Qosja, 29 vjeç, pasi ndaluan një automjet në Melbourne Road në Ilford, në lindje të Londrës. Brenda makinës u gjetën paratë e fshehura brenda pultit.

Atij iu bë kontroll dhe në banesën në zonën Valentines Road’ që çoi në zbulimin e një arme tip revolveri , 20 fishekë dhe 12 kilogramë kokainë të fshehura në dhomën e gjumit.

Muhamet Qosja, do të paraqitet nesër përpara gjykatës në Barkingside për tu njohur me masën e sigurisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet muhamet qosja shqiptari i rezikshem ne angli muhamet qosja shqiptari i rezikshem ne angli

Sondazh

Poll