Aktualitet

OFL sot në Tiranë, Burrel e Peshkopi, i dërgon formularin 4 të akuzuarve për vrasje

14 Tetor 2020, 12:23 Nga DOSJA
OFL sot në Tiranë, Burrel e Peshkopi, i dërgon formularin 4

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin katër personave me precedentë kriminalë nga Tirana, Burrel dhe Dibër. Mësohet se formulari u është dërguar: Besnik Lamçes, Qemal Kaçit, Ermal Lilës (Reçi) dhe Vehap Shehut. Të gjithë akuzohen për vrasje, ndërsa mbi Lilën rëndon ekzektutimi i funksionarëve publikë.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme,”-shkruhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË:

OFL, 14 tetor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. L., banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja me armë”;

Q. K., banues në Burrel, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

E. L. (R.), banues në Peshkopi, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (vrasja e funksionarëve publikë);

V. Sh., banues në Fushë Bulqizë, Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik lamçe ermal lila (reçi) ofl qemal kaçi vehap shehu besnik lamçe ermal lila (reçi) ofl qemal kaçi vehap shehu

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2020, 11:52

Më shumë se 5000 infektime të reja në Gjermani

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), shifra e infektimeve të reja brenda një dite ishte 5132. Kjo shifër ishte më e lartë se 1000 raste më shumë se një ditë më p...