Aktualitet

“Një i dehur hyn me armë në shkollë e terrorizon nxënësit”, Berisha: Policia fsheh ngjarjen

17 Prill 2019, 13:30 Nga DOSJA
“Një i dehur hyn me armë në shkollë e terrorizon

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari digjital, sipas të cilit një person i dehur dhe i armatosur ka hyrë në shkollën “Ali Agjah” në Elbasan, duke terrorizuar fëmijët.

Sipas denoncuesit, ka qenë mësuesi i fizkulturës ai që ka ndërhyrë duke i marrë armën dhe e neutralizuar. Ai shprehet se ngjarja po fshihet dhe policia nuk jep asnjë detaj.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Persona te armatosur futen terrorizojne nxenesit ne Shkollen Ali Agjah ne Elbasan!

Policia fsheh krimin, skandalin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z.Berisha.Dua te denoncoj nje rast alarmant por qe nuk e tregojne e mbajne fshehur.
Diten e premte ne shkollen Ali Agjah ne Elbasan,ne ambjentet e shkolles ka hyre nje person mashkull i dehur dhe me arme ne dore dhe ka terrorizuar femijet.Nga burime te brendshme thone se me pas eshte konfliktuar Klajdi mesuesi i fiskultures me kete person,duke i hequr armen nga dora dhe duke e nxjerre jashte.Policia nuk jep asnje detaj.Dera e shkolles ka qe dje qe nuk hapet me as prinderit nuk i lejojne te hyjne me pas ketij rasti.Nderkohe jane paguar leket nga prinderit qe ne fillim te vitit shkollor per rojen e shkolles por qe roje nuk ka.Se ku kane shkuar keto leke nuk e dijme,por tani po e marrim vesh pas ketij rasti.Asnje nga mesueset nuk tregon asgje,pasi kane urdher te mos hapin goje nga drejtoresha e shkolles.Jemi ne panik per sigurine e jetes se femijeve.Ju lutem publikojeni se cfare mostrash vendosin ne krye te shkolles qe mundohen te fshehin raste te tilla me rrezik jete te femijeve.Anonim ju lutem pasi na cenojne tek femijet.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet i dehuri hyn me armë në shkollë i dehuri terrorizon nxënësit policia fsheh ngjarjen sali berisha i dehuri hyn me armë në shkollë i dehuri terrorizon nxënësit policia fsheh ngjarjen sali berisha

Sondazh

Poll