Aktualitet

Teknologjia në zgjedhje/ KQZ ngre Grupin e Punës për vlerësimin e sistemeve dhe pajisjeve të informacionit (5 DETYRAT)

14 Tetor 2020, 12:19 Nga DOSJA
Teknologjia në zgjedhje/ KQZ ngre Grupin e Punës për

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur Grupin e Punës për vlerësimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit, të cilat do të përdoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Në vendimin e KQZ-së thuhet se Grup Pune ka 5 detyra krysore që janë: Të bëjë kërkime dhe të gjejë pasije të teknologjisë së informacionit, të cilat mund të përdoren në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, të vlerësojë përdorimin e këtyre sistemeve, të bëjë një vlerësim të përgjithshëm të kostove financiare, përfshirë këtu edhe numrin e personave që do të angazhohen në përdorimin e këtyre sistemeve. Të prezantojë sa më shumë subjekte, të cilat kanë zhvilluar këto subjekte. Të përgatisë një listë me akte juridike dhe protokolle, për përdorimin e këtyre sistemeve. 

Në ndryshmet e reja në Kodin Zgjedhor, palët u dakordësuan për identifikimin biometrik të qytetarëve. Sipas draftit i jepet të drejtë KQZ-së të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin në zgjedhje të sistemeve të teknologjisë së informacionit, për të mbuluar aspekte të vecanta të procesit zgjedhor. Por KQZ është e detyruar që përdorimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit ta zbatojë në zgjedhje nëpërmjet projekteve pilot, në jo më pak se 10 përqind të numrit të zgjedhësve për çdo fazë të implementimit. Po kështu, KQZ-ja ka të drejtë të instalojë dhe përdorë sisteme video-monitorimi në qendrat e votimit, si dhe kur bëhet numërimi manual i votave.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilirjan celibashi kqz ilirjan celibashi kqz

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2020, 11:52

Më shumë se 5000 infektime të reja në Gjermani

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), shifra e infektimeve të reja brenda një dite ishte 5132. Kjo shifër ishte më e lartë se 1000 raste më shumë se një ditë më p...