Sport

Ndryshime të tjera në formacion,por jo në modul, ja si luan Kombëtarja kundër Lituanisë

14 Tetor 2020, 14:59 Nga DOSJA
Ndryshime të tjera në formacion,por jo në modul, ja si luan

LITUANI– Duhet të jetë dita e Kombëtares për t’u rikthyer edhe një herë te rezultatet pozitive. Kundër Lituanisë, tekniku Edy Reja ka bërë disa ndryshime në formacion, por jo në modul që vazhdon të jetë 3-5-2. Risija është aktivizimi nga minuta e parë e mesfushorit Qazim Laçi. Ndërkohë, në majën e sulmit nuk është më Rei Manaj, por është zëvendësuar nga Taulant Seferi që do të formojë dyshen e ofensivës me Armando Broja që konfirmohet si titullar. Ndërkaq, nuk ka ndryshime në mbrojtje teksa mbetet e paprekur treshja, Dermaku-Kumbulla dhe Gjimshiti.

Formacionet zyrtare:

Lituania: Svedslauskas,Mikoliunas, Palionis, Girdvainis, Beneta, Simkus, Dapkus, Novikovas, Golubiçkas, Lasiçkas, Laukzemis
Trajner: Valdas Urbonas

Shqipëria: Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Veseli, Bare, Laçi, Abrashi, Lenjani, Seferi, Broja
Trajner: Edi Reja

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liga e kombeve shqiperia liga e kombeve shqiperia

Sondazh

Poll

Sport 14 Tetor 2020, 13:50

Covid-19 lë pa trajner Islandën!

ISLAND – Situata e pandemisë dhe shtimi i rasteve në këtë periudhë vjeshte ka ndikuar shumë edhe në futboll dhe në lëvizjet e skuadrave përfaqësuese për t...

Sport 14 Tetor 2020, 13:17

Formacioni kuqezi në dorën e të rinjve

LITUANI – Ndeshja me Kazakistanin vërtet zhgënjeu në rezultatin e saj, por me sa duket ka qenë pikënisja e një riformatimi të ekipit tonë kombëtar. Mbrëmjen e s...

Sport 14 Tetor 2020, 13:32

Kosova, pa 7 titullarë ndaj Greqisë

KOSOVE – Dardanët do të tentojnë të marrin një rezultat positive sonte në Athinë, edhe pse në radhët e tyre do të mungojnë plot 7 futbollistë titullarë, mjaft t...

Sport 14 Tetor 2020, 12:31

“Giro D’Italia” nën trusninë e Covid-19

ITALI – Edicioni i 103-të i “Giro D’Italia” ka hyrë në fazat kulmore për të përcaktuar fituesin e sivjetshëm të aktivitetit të dytë më të rëndësishëm çik...

Sport 14 Tetor 2020, 11:59

Partizani, planifikon e miqësoren e 13-të…

TIRANE – Bojkoti për trajnerin Daja ka qenë pozitiv. Ai ka patur kohën e mjaftueshme ta njohi deri në detaje skuadrën e tij të re, Partizanin. Ndërkohë mi...