Sport

“Giro D’Italia” nën trusninë e Covid-19

14 Tetor 2020, 12:31 Nga DOSJA
“Giro D’Italia” nën trusninë e Covid-19

ITALI – Edicioni i 103-të i “Giro D’Italia” ka hyrë në fazat kulmore për të përcaktuar fituesin e sivjetshëm të aktivitetit të dytë më të rëndësishëm çiklistik në glob. Për shkak të pandemisë pritej që ai të ishte mjaft i vështirë, pasi të gjithë duhet të respektojnë masat shtrënguese dhe protokollin shëndetësor të përcaktuar për mbarëvajtjen e këtij kompeticioni.

Në zbatim të këtyre procedurave të përcaktuara, është zhvilluar testimi masiv i çiklistëve pjesëmarrës. Si rezultat, çiklisti holandez Steven Kruijsëijk dhe australiani Michael Matthews, bashkë me 6 pjesëtarë të grupeve shoqëruese, rezultuan pozitiv me Covid-19. Ndërkohë, ekipi australian “Mitchelton-Scott” dhe ai holandez “Jumbo-Visma”, u tërhoqën përfundimisht nga edicioni i sivjetshëm i Xhiros së Italisë.

Sipas komunikatës zyrtare të Xhiros, në datat 11 dhe 12 tetor, njoftohet se janë kryer plot 571 testime të tjera, nga të cilët rezultuan pozitivë vetëm dy çiklistë: Steven Kruijswijk dhe Michael Matthews, të cilët iu besuan mjekëve të skuadrave respektive, që nga ana e tyre morën menjëherë masat për të zbatuar edhe masat e izolimit.

Gjithsesi, duhet pranuar se pandemia Covid-19 ka lënë gjurmët e saj edhe në rezultatet teknike në edicionin e 103-të i “Giro D’Italia”, çka do të pasqyrohet në etapat e fundit të këtij eventi të rëndësishëm në botën e çiklizmit.

B.T. (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ciklizem covid-19 giro d'italia italia ciklizem covid-19 giro d'italia italia

Sondazh

Poll

Sport 14 Tetor 2020, 11:59

Partizani, planifikon e miqësoren e 13-të…

TIRANE – Bojkoti për trajnerin Daja ka qenë pozitiv. Ai ka patur kohën e mjaftueshme ta njohi deri në detaje skuadrën e tij të re, Partizanin. Ndërkohë mi...

Sport 13 Tetor 2020, 17:20

Berisha: Lituania, kyç për rrugëtimin tonë

LITUANI – Më konkret dhe i bindur për domosdoshmërinë e fitores ndaj Lituanisë për të bërë diferencën në grup dhe për të marrë kreun, atë që ndoshta duhet ta ki...