Sport

Kur Liga e Futbollit çon Kategorinë Superiore për “skrap”, ofertat nisin nga 10 milionë lekë

14 Tetor 2020, 10:36 Nga DOSJA
Kur Liga e Futbollit çon Kategorinë Superiore për

SHQIPËRI-Futbolli shqiptar vazhdon të jetë në bojkot, me iniciativën e presidentëve të Superiores. Ndërkohë Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për emrin e saj. Pra, po kërkon financa, në kushtet e një krize shkaktuar nga koronavirusi. Për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të Kategorisë Superiore dhe përfitime të tjera.Çdo kompani e interesuar duhet të gëzojë reputacion të rëndësishëm dhe për çdo informacion, Liga Profesioniste lë si pika kontakti adresën e saj. Shitja e të drejtave të emrit do të ketë afat vetëm për sezonin 2020-2021, me një çmim dysheme prej 10 milionë lekë.

NJOFTIMI I LIGËS PROFESIONISTE

“Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor gjeneral për sezonin e ri të Kampionatit Shqiptar “Kategoria Superiore”. Sponsori Gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore (Superligës) dhe shumë përfitime të tjera të cilat janë pjesë e një pakete të kompletuar sponsorizimi.

Çdo kompani e interesuar duhet të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar. Për informacion më të hollësishëm mund të na shkruani në adresën [email protected]

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liga profesioniste superiore liga profesioniste superiore

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2020, 17:20

Berisha: Lituania, kyç për rrugëtimin tonë

LITUANI – Më konkret dhe i bindur për domosdoshmërinë e fitores ndaj Lituanisë për të bërë diferencën në grup dhe për të marrë kreun, atë që ndoshta duhet ta ki...

Sport 13 Tetor 2020, 17:11

Reja: Kombëtarja ka fituar 10 lojtarë të rinj

LITUANI – Trajneri Edi Reja shprehet optimist për ndeshjen ndaj Lituanisë dhe i vë theksin edhe një herë në kofnerencën e fundit për shtyp përpara ndeshje...

Sport 13 Tetor 2020, 15:55

Barcelona me 5 lojtarë ndaj Getafes

Ndonjëherë të kesh në skuadër lojtarët më të mirë të vendeve të ndryshme nuk është edhe ndonjë lajm i mirë. Kështu po i ndodh Barcelonës dhe Ronald Kumanit në k...

Sport 13 Tetor 2020, 16:41

Kuqezintjë, provat e fundit në Lituani

LITUANI – Kuqezinjtë sot përshkruan një tjetër distancë të largët, rreth 5 orë avion nga Kazakistanit drej Lituanisë, ku nesër do të luajnë transfertën e dytë t...