Sport

Kosova, pa 7 titullarë ndaj Greqisë

14 Tetor 2020, 13:32 Nga DOSJA
Kosova, pa 7 titullarë ndaj Greqisë

KOSOVE – Dardanët do të tentojnë të marrin një rezultat positive sonte në Athinë, edhe pse në radhët e tyre do të mungojnë plot 7 futbollistë titullarë, mjaft të rëndësishëm për përfaqësuesen e Kosovës, e cila në shtatë takimet e fundit ka arritur vetëm një barazim.

Kështu, sonte trajneri Bernard Challandes nuk do të ketë në dispozicion për të përfituar nga aftësitë e Edon Zhegrovës, Valon Berishës, Arbër Zenelit, të cilët janë të pamundur fizikisht për shkak të dy takimeve të luajtura më parë.

Ndërkohë që Vedat Muriqi, Milot Rashica, Amir Rrahmani, Hekuran Kryeziu, kanë munguar në radhët e “dardanëve” për shkak të lëndimeve dhe karantinimit ndaj koronavirusit, që para ndeshjes së “play-off”-it ndaj Maqedonisë së Veriut.

Gjithsesi, duke iu referuar medias kosovare, mësohet se formacionin e përfaqësueses së Kosovës do të ketë ndryshime. Kështu, në portë pritet të ketë ndryshime, pasi Samir Ujkani mund të startojë në vend të Arijant Muriçit. Mbrojtja mund të përbëhet nga katërshja, Mërgim Vojvoda e Leart Paqarda në krah, ndërsa në qendër do të jenë Ibrahim Dresevic e Fidan Aliti.

Si mesfushorë mbrojtës do të jenë Herolind Shala dhe Anel Rashakj, me këtë të fundit të avancuar më përpara. Në sulm pritet të rikthehet Atdhe Nuhiu, gjersa ai pritet të përkrahet nga treshja, Florent Hadërgjonaj, Bersant Celina dhe Benjamin Kololli.

Greqia është aktualisht kryesues i grupit 3 në Ligën C me shtatë pikë, aq sa ka edhe Sllovenia në vendin e dytë. Kosova është në vendin e tretë me një pikë, aq sa ka edhe Moldavia në të katërtin.

B.T. (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bernard challands dardanet greqia kosova nations league bernard challands dardanet greqia kosova nations league

Sondazh

Poll

Sport 14 Tetor 2020, 12:31

“Giro D’Italia” nën trusninë e Covid-19

ITALI – Edicioni i 103-të i “Giro D’Italia” ka hyrë në fazat kulmore për të përcaktuar fituesin e sivjetshëm të aktivitetit të dytë më të rëndësishëm çik...

Sport 14 Tetor 2020, 11:59

Partizani, planifikon e miqësoren e 13-të…

TIRANE – Bojkoti për trajnerin Daja ka qenë pozitiv. Ai ka patur kohën e mjaftueshme ta njohi deri në detaje skuadrën e tij të re, Partizanin. Ndërkohë mi...