Sport

FOTO/ U shpall kampion bote, Robin Krasniqi dekorohet nga presidenti i Kosovës

14 Tetor 2020, 10:51 Nga DOSJA
FOTO/ U shpall kampion bote, Robin Krasniqi dekorohet nga presidenti i

KOSOVË– Robin Krasniqi u shpall kampion bote në versionet WBA dhe IBO. Djaloshi nga Juniku i Kosovës bëhet shqiptari i parë që arrin të fitojë këto dy tituj, madje e bën pa qenë favorit dhe i habit mediat në Gjermani.Boksieri shqiptar u përball me gjermanin Dominic Boesel në “GETEC Arena” të Magdeburgut dhe ia doli të triumfonte në raundin e tretë me “KO”.

Rivali e kishte marrë lehtë dhe pagoi. Një triumf që bëri krenar të gjithë shqiptarët, ndërsa ditën e mërkurë boksieri është dekoruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me “Medaljen Presidenciale të Meritave”.

Pavarësisht se Krasniqi bokson nën flamurin e Gjermanisë, 33-vjeçari nuk harron rrënjët e tij duke bërë një vizitë në atdhe e duke marrë me vete edhe titujt e fituar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hashim thaci robin krasniqi hashim thaci robin krasniqi

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2020, 17:20

Berisha: Lituania, kyç për rrugëtimin tonë

LITUANI – Më konkret dhe i bindur për domosdoshmërinë e fitores ndaj Lituanisë për të bërë diferencën në grup dhe për të marrë kreun, atë që ndoshta duhet ta ki...

Sport 13 Tetor 2020, 17:11

Reja: Kombëtarja ka fituar 10 lojtarë të rinj

LITUANI – Trajneri Edi Reja shprehet optimist për ndeshjen ndaj Lituanisë dhe i vë theksin edhe një herë në kofnerencën e fundit për shtyp përpara ndeshje...

Sport 13 Tetor 2020, 15:55

Barcelona me 5 lojtarë ndaj Getafes

Ndonjëherë të kesh në skuadër lojtarët më të mirë të vendeve të ndryshme nuk është edhe ndonjë lajm i mirë. Kështu po i ndodh Barcelonës dhe Ronald Kumanit në k...