Sport

Formacioni kuqezi në dorën e të rinjve

14 Tetor 2020, 13:17 Nga DOSJA
Formacioni kuqezi në dorën e të rinjve

LITUANI – Ndeshja me Kazakistanin vërtet zhgënjeu në rezultatin e saj, por me sa duket ka qenë pikënisja e një riformatimi të ekipit tonë kombëtar. Mbrëmjen e sotme, në Lituani, kuqezinjtë do të përballen me vendasit, të cilët janë skuadra e vetme që kanë arritur të marrin 3 pikët në këtë fazët të Nations League.

“10 emra të rinj kemi fituar nga ndeshja e shkuar”, ka thënë Edi Reja në konferencën për shtyp dhe baza e formacionit të sotëm duket se është e njëjta.

Përveç Gjimshitit, Dermakut dhe Kumbullës në qendër, në njërin kah pritet të debutojë ish-mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka dhe nga krahu i majtë, Ermir Lenjani.

Ndërkohë në mesfushë dha sinjale pozitive treshja: Bare, Abrashi dhe Kallaku. Dëmtimi i Abrashit në ndeshjen e fundit, e bën atë të jetë në dyshim në këtë takim, por që gjithsesi edhe zëvendësuesi i tij, Qazim Laçi ka dhënë shenja optimiste për atë rol.

Në sulm Armando Broja është më i sigurti, së bashku me Rei Manajn, i cili mund edhe të zëvendësohet nga Taulant Seferi.

Gjithsesi këto janë përzgjedhjet paraprake dhe nga mënyra sesi i ka testuar trajneri Reja të besuarit e tij në stërvitjet e fundit. Përpara kësaj ndeshjeje, gjithçka do të bëhet zyrtare, kur të zbresin në fushën  e blertë, në orën 18:00, kur do të startojë edhe takimi ndaj Lituaniës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kombetarja kuqezinjtë lituania nations league ndeshja kombetarja kuqezinjtë lituania nations league ndeshja

Sondazh

Poll

Sport 14 Tetor 2020, 13:32

Kosova, pa 7 titullarë ndaj Greqisë

KOSOVE – Dardanët do të tentojnë të marrin një rezultat positive sonte në Athinë, edhe pse në radhët e tyre do të mungojnë plot 7 futbollistë titullarë, mjaft t...

Sport 14 Tetor 2020, 12:31

“Giro D’Italia” nën trusninë e Covid-19

ITALI – Edicioni i 103-të i “Giro D’Italia” ka hyrë në fazat kulmore për të përcaktuar fituesin e sivjetshëm të aktivitetit të dytë më të rëndësishëm çik...

Sport 14 Tetor 2020, 11:59

Partizani, planifikon e miqësoren e 13-të…

TIRANE – Bojkoti për trajnerin Daja ka qenë pozitiv. Ai ka patur kohën e mjaftueshme ta njohi deri në detaje skuadrën e tij të re, Partizanin. Ndërkohë mi...