Aktualitet

U kapën me 30 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona, 1 tjetër shpallet në kërkim

14 Tetor 2020, 12:01 Nga DOSJA
U kapën me 30 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona,

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen për trafik emigrantësh. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit  M. B., 20 vjeç, dhe  G. M., 44 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi E. M., 23 vjeç, pasi janë kapur duke tranportuar 30 klandestinë.

Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Perimetri”, është  bërë i mundur goditja e dy rasteve të transportit të paligjshëm të emigrantëve dhe ku dhe janë ndaluar  autorët.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kapën duke transportuar 30 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Njëri prej të arrestuarve drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa i shpalluri në kërkim nuk iu bind urdhrit të Policisë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Maliq dhe Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: M. B., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, të cilët janë kapur nga shërbimet e Policisë pranë vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip “Benz”, 29 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit nga 300 deri në 1300 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi M. B. rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi E. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, nga verifikimet e kryera rezulton bashkëpunëtor i dyshuar i 20-vjeçarit. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi G. M., 44 vjeç, banues në Libonik, Maliq, i cili u kap nga forcat e Policisë pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, një emigrant të paligjshëm, të cilit kundrejt shpërblimit prej 200 euro, i kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arerstohen 2 persona ne korce arerstohen 2 persona ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2020, 11:52

Më shumë se 5000 infektime të reja në Gjermani

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), shifra e infektimeve të reja brenda një dite ishte 5132. Kjo shifër ishte më e lartë se 1000 raste më shumë se një ditë më p...