Aktualitet

Ekzekutimi i Arben Bilalit/ Gjykata e Tiranës pushon çështjen për “të fortin” e Myslym Shyrit, Gjergj Cukali

14 Tetor 2020, 12:06 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Arben Bilalit/ Gjykata e Tiranës pushon çështjen

TIRANË- Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka pushuar çështjen e Gjergj Cukalit, i cili akuzohet për vrasjen e ish- policit Arben Bilali. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se avokatët Alban Bengasi dhe Elton Hyseni kanë bindur Gjykatën që të mos e merrte parasysh provën e ADN-së të gjetur brenda makinës, duke pretenduar se ishte marrë nga Policia Gjyqësore në kundërshtim me ligjin.

Mostrat e gjetura, në një bidon plastik, në mjetin tip “Mercedes Benz CLS” kanë përkuar me identitetin e Cukalit, duke bërë që prokuroria ta lidhte figurën e tij me atë të vrasësit të Arben Bilalit.

Arben Bilali, u vra më 30 janar në zonën e Selitës, ku jetonte me familjen e tij. Ai ndodhej në një makinë bashkë me shokun e tij gjatë kohës së lëvizjes dhe në momentin kur ka zbritur është qëlluar nga autorët që ndodheshin në një makinë Benz. Mbi të është qëlluar rreth 15 herë me breshëri.

Ndërkohë Cukali u arrestua tre muaj pas ngjarjes, por u lirua katër muaj më vonë nga Gjykata e Apelit.  Cukali, i njohur ndryshe si i forti i Myslym Shyrit, u pikas nga ADN-ja që u gjet në mjetin që u përdor për vrasjen e ish-policit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban bengasi elton hyseni gjergj cukali alban bengasi elton hyseni gjergj cukali

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2020, 11:52

Më shumë se 5000 infektime të reja në Gjermani

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), shifra e infektimeve të reja brenda një dite ishte 5132. Kjo shifër ishte më e lartë se 1000 raste më shumë se një ditë më p...