Politike

“Fryhet si gjelë e kakaris si pulë”/ Basha ia kthen Ramës me të njëjtën ‘monedhë’: Je bërë si Robert Çamçakë

14 Tetor 2020, 11:21 Nga DOSJA
“Fryhet si gjelë e kakaris si pulë”/ Basha ia kthen

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se nuk ka një plan nga qeveria për përballjen me pandeminë. Basha iu përgjigj sërish kryeministrit Edi Rama, i cili tha dje se nuk e dëgjoi planin me 5 pika. Ai e krahasoi rivalin e tij politik me “Robert Camçakëzin”, duke ia kthyer kështu me të njëjtën ‘monedhë’, pasi edhe kryeministri Edi Rama, e etiketon atë si ‘shofer tramvaji’.

“Fillon java e tretë e publikimit të planit tonë me 5 pika, kundër krizës ekonomike dhe hapave kundër valës së dytë të infektimeve nga COVID. Dy javë me radhë, unë, ekspertët dhe ju media, përmes gazetarëve që raportojnë, e keni bërë këtë plan të ditur dhe e keni shprehur se çfarë propozon PD dhe opozita. Ne kemi denoncuar gjendjen që sa vjen e rëndohet të shëndetësisë, të mjekëve dhe infermierëve, rritjen e pacientëve të të infektuarve e COVID-19, ndërkohë që i vetmi që i bën bisht përgjegjësisë është njeriu që ka ne dorë që të ndihmojë njerëzit në nevoje, pacientët, shqiptarët. Shumica dërrmuese e të rinjve se mbajnë mend një film ku një person, endej nga kantieri në kantier, ku ishte personazhi i ‘Robert Çamçakëzi’. Edi Rama është Robert Çamçakëzi. Ai pyetet; A e njihni planin e PD dhe çfarë po bëni për të ndihmuar njerëzit. Duhet t’i kujtojmë shqiptarëve që çdo dhimbje s’vjen vetëm për shkak të pandemisë, por për shkak se Rama i ka katandisur. Rama fryhet si gjel e kakaris si pulë, tjetër gjë bën. Ai s’ka mbajtur asnjë premtim për t’i dhënë bonus mjekëve e infermierëve.”, tha Basha.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Zhvillimet politike&pandemia, Lulzim Basha: Qeveria të zbatojë planin tonë me 5 pika, shmang mbylljen e dytë!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha plani i pd per rimekembjen edi rama lulzim basha plani i pd per rimekembjen

Sondazh

Poll

Politike 14 Tetor 2020, 07:44

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka falenderuar ditën e sotme Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka pranuar kërkesën e tij që në zyrën presidencia...